Sa herë që Moisiu ngrinte duart, fitonte Izraeli. Sa herë që i ulte, fitonte Amaleku. Por Moisiut iu lodhën duart. Atëherë ata morën një gur dhe ia vunë që Moisiu të ulej mbi të. Ndërkaq Aroni dhe Huri ia mbanin duart lart, njëri nga njëra anë e tjetri nga ana tjetër. Kështu, duart e Moisiut qëndruan lart deri në perëndim të diellit.