«Biri im, nëse i mirëpret fjalët e mia
dhe ruan brenda teje urdhërimet e mia,
duke i vënë vesh urtisë
e duke e prirë zemrën drejt mençurisë,
nëse do t'i thërrasësh mendjes
e do t'i bësh zë mençurisë,
nëse e kërkon atë si argjendin
dhe e gjurmon si thesarin,
atëherë do të kuptosh drojën e ZOTIT
e do të gjesh dijen e Perëndisë