Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 101

101
Psallm’ e Davidit.
1Kam me kënduem përdëllim e gjyq; për ty, o Zot, kam me psallunë.
2Kam me qenun’ i urtë ndë udhë të pandyme, kurë do të vish tek unë? Kam me ecunë ndë të pakeqen’ e zemërësë s’eme, ndë miedis të shtëpisë s’eme.
3S’kam me vumë përpara syvet mi gja të keqe; marr mëni ata qi dalinë jashtë udhet, s’ka me m’u ngjitunë.
4Zemër’ e shtrembëtë ka me u shkitunë prei mejet, s’kam me ngjofunë të keqenë.
5Ate qi përflet pshefas të afërmin’ e vet, këte kam me e ndiekunë; s’kam me ngranë bashkë me ate qi ka sy madhështuer, edhe zemërë të naltë.
6Syt’ e mi kanë me qenunë mbi besëtarët e dheut, qi të rrinë bashkë me mue; ai qi ecën ndë udhë të pandyme, ky ka me më shërbyem.
7Ai qi gënjen, s’ka me ndenjunë ndë miedis të shtëpisë s’eme; ai qi flet rrenë, s’ka me qindruem përpara syvet mi.
8Për nadie kam me prishunë gjithë të pa-besët’ e dheut, qi të shuej prei qytetit Zotit gjith’ ata qi punojënë pa udhë.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 101: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr