Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 103

103
Psallm’ e Davidit.
1Beko Zotinë, o shpirti em, edhe gjithë të përmbrendëshimet’ e mia, emënin’ e ati të shenjtënueminë.
2Beko Zotinë, o shpirti em, edhe mos harro gjithë të mirate, qi të ka dhanë,
3ate qi fal gjithë paudhënit’ e tua, ate qi shëndosh gjithë sëmundëjet’ e tua,
4ate qi shpërblen jetënë tande prei prishëjesë; ate qi të kunorëzon me ndëjesë e me përdëllime,
5ai qi ngin dëshëriminë tand me të mira; dielmënia jote do të përtërihetë porsi e shqipesë.
6Zoti u ban dreitëni e gjyq gjith’ atyneve qi u bahetë pa-udhë.
7I diftoi udhët’ e veta Moiseut, edhe punët’ e veta të bijvet Israelit.
8Zoti asht’ i dhimpshim e i përdëllyeshim, zemërëgjan’ e përdëllim-math.
9S’ka me u zemëruem përherë, as s’ka me mbaitunë mëni për gjithë jetënë.
10Nukë na e bani mbas pa-udhënivet t’ona, as na e shpagoi mbas fajevet t’anë.
11Se sa i naltë ashtë qielli prei dheut, kaqi i math ashtë përdëllim’ i ati mb’ata qi e kanë frikë.
12Sa dan të lemit’ e diellit prei të perënduemit, kaqi largoi prei nesh paudhënitë t’ona.
13Sikurse i dhimbet atit për dielmt, kështu i dhimbet’ edhe Zotit për ata qi e kanë frikë.
14Se ai ngjef krijesënë t’onë, e mba mend se jemi baltë.
15Ditt e njeriut janë porsi bari, porsi luleja e fushësë, kështu lulëzon.
16Se shkon era mb’ate, edhe s’ashtë ma, edhe vendi i ati s’e ngjef ma.
17Por përdëllimi i Zotit ashtë jetë mbas jete mb’ata qi e kanë frikë, edhe dreitënia e ati mbë bijt e të bijvet,
18qi ruejënë dhiaten’ e ati, edhe mbanë mend urdhënimet’ e ati për me i bamë.
19Zoti bani gati shkambin’ e vet ndë qiell, edhe mbëretënia e ati zotënon mbi të gjitha.
20Bekoni Zotinë, ju engjujt’ e ati, të fortë me fuqi, ju qi bani fjalën’ e ati, ju qi ndigjoni zanin’ e fjalës’ ati.
21Bekoni Zotinë, ju gjithë fuqiat’ e ati, ju punëtorët’ e ati, qi bani dashunimin’ e ati.
22Bekoni Zotinë, ju gjithë punët’ e ati, mbë çdo vend të pushtetit ati. Beko Zotinë, o shpirti em.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 103: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr