Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 115

115
1Mos neve, o Zot, mos neve, por emënit t’yt ep-i lavdi, për përdëlliminë tand, edhe për të vërtetënë tande.
2Se mos thonë ndonjiherë kombetë: Ku ashtë pra Perëndia i atyneve?
3Por Perëndia yn’ ashtë ndë qiell, bani gjithë sa deshi.
4Idhujt’ e atyneve janë argjand e ar, punë duersh njerëzish;
5gojë kanë, e nukë flasinë, sy kanë, e nukë shofinë;
6veshë kanë, e nukë gjegjenë, hundë kanë, e nukë marrin’ erë;
7duer kanë, e nukë përkasinë, kambë kanë, e nuk’ ecinë, as nukë nxierrinë za prei gurmazit vet.
8Porsi ato u bafshin’ ata qi bajën’ ato, edhe gjithë sa venë shpëresënë mb’ato.
9Israeli shpëreu mbë Zotinë, ai ashtë ndifmës edhe mburonja e atyneve.
10Shtëpia e Aaronit shpëreu mbë Zotinë, ai ashtë ndifmës edhe mburonja e atyneve.
11Ata qi druejënë Zotinë, shpëryenë mbë Zotinë, ai ashtë ndifmës edhe mburonja e atyneve.
12Zoti na kujtoi, e ka me na bekuem, ka me bekuem shtëpin’ e Israelit, ka me bekuem shtëpin’ e Aaronit.
13Ka me bekuem ata qi druejënë Zotinë, të vogjëlitë bashkë me të mëdhejt.
14Zoti ka me shtuemtë miratë mbë ju, edhe mbë bijt tuei.
15Ju jeni të bekuemit’ e Zotit, qi bani qiellin’ edhe dhenë.
16Qielli i qiellit asht’ i Zotit, edhe dhen’ ua dha të bijvet njerëzëvet.
17Të vdekunitë s’kanë me lavduruem Zotinë, as gjith’ ata qi sdripinë ndë vend të pushimit,
18por na kemi me bekuem Zotinë çë tashti e për gjithë jetënë. Alleluia.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 115: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr