Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 136

136
1Lavduroni Zotinë, se asht’ i mirë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
2Lavduroni Perëndin’ e perëndinavet, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
3Lavduroni Zotin’ e zotënavet, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
4Ate qi vetëmë ban mërekulli të mëdha, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
5Ate qi bani qijetë me mend, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
6Ate qi qindroi dhenë mbi ujënat, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë:
7Ate qi bani dritarët’ e mëdhej, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë,
8diellinë, për urdhënin’ e ditësë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë,
9hanën’ edhe hyjetë, për urdhënin’ e natësë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
10Ate qi i ra Misirit bashkë me para-lindësit e atyne, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë,
11edhe nxuer Israelinë prei miedisit atyne, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë;
12me dorë të fortë, edhe me krahë të gjatë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
13Ate qi dau mbë dy Detin’ e Kuq, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë;
14edhe bani Israelinë me shkuem për miedis t’ati, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë,
15edhe hodhi Faraonin’ edhe ushtërin’ e ati ndë Det të Kuq, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
16Ate qi i hoq udhënë popullit vet ndë shkretinë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
17Ate qi u ra mbëretënave të mëdhej, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë;
18edhe vrau mbëretën të fortë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë;
19Sionë, mbëretin’ e Amorevet, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë;
20edhe Ogunë, mbëretin’ e Bashanit, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë;
21edhe u dha dhen’ e atyne për trashigim, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë;
22trashigim mbë Israelinë, shërbëtorin’ e vet, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
23I cilli na kujtoi ndë të përvumit t’onë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë;
24edhe ate qi na shpëtoi prei anëmiqvet t’anë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
25Ate qi i dha ushqim çdo korpi, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
26Lavduroni Perëndin’ e qiellit, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 136: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr