Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 141

141
Psallm’ e Davidit.
1O Zot, klitha mbë tyi, shpeito tek unë, ven-i vesh zanit t’em, kur thërras mbë tyi.
2Të falunitë t’em voftë dreitë përpara teje, porsi kem; të ngritunit’ e duervet mia u baftë porsi kurban mbramie.
3Venë të rueitunë ndë gojët t’eme, o Zot, ruei derën’ e buzëvet mia.
4Mos përvar zemrënë t’eme mbë gja te keqe, qi të baj punë të këqia bashkë me njerës qi punojënë pa-udhë, edhe të mos ha prei gjellëvet sgjedhuna t’atyne.
5Le të më mundojë i dreiti, se ashtë përdëllim, edhe le të më qirtojë, se ashtë voj me erë; s’ka me i bamë keq kresë s’eme, se edhe ma tepërë kam me u falunë për ata, kur të jenë ndë të keq.
6Gjykatësit’ e atyne, kur u hothnë ndë vende gurishta, ndigjuenë fjalët’ e mia, se ishinë të ambëla.
7Eshtënatë t’ona përdahetë ndë gojët të vorrit, si ndonji kur pret e çan dru mbi dhet.
8Përandai syt’ e mi shtirenë mbë tyi, o Zot Perëndi; shpëreva mbë tyi, mos hup shpirtinë t’em.
9Ruei-më prei kurthit, qi ngrefnë për mue, edhe prei leqevet atyne qi punojënë pa udhë.
10Të pabesëtë rafshinë ndë rrietat të veta, ngjysh sa të shkoj unë mb’-at’-anë.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 141: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr