Psalteri 15:1-5
Psalteri 15:1-5 PSGEKK1872
Zot, kush ka me ndenjunë ndë tendët tande? A kush ka me ndenjunë ndë malt të shenjtënisë s’ate? Ai qi ecën dreitë, edhe punon dreitëni, edhe flet të vërtetënë ndë zemërë të vet. I cilli nukë përflet me gjuhë të vet, as nuk’ i ban keq fëqinjësë vet, as nukë pret shpërderim për të afërmin’ e vet. I keqi nukë zihetë për gja përpara sysh ati, por nderon ata qi kanë frikë Zotinë, i cilli i përgjirohetë të afërmit vet, edhe s’del prei fjalësë. Nuk’ ep argjandin’ e vet me kamatë, as nukë merr dhunëtia kundrë të pa-fajmit. Ai qi ban këto s’ka me u tundunë për gjithë jetënë.