Psalmet 15:1-5
Psalmet 15:1-5 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Zot, kush ka me ndenjunë ndë tendët tande? A kush ka me ndenjunë ndë malt të shenjtënisë s’ate? Ai qi ecën dreitë, edhe punon dreitëni, edhe flet të vërtetënë ndë zemërë të vet. I cilli nukë përflet me gjuhë të vet, as nuk’ i ban keq fëqinjësë vet, as nukë pret shpërderim për të afërmin’ e vet. I keqi nukë zihetë për gja përpara sysh ati, por nderon ata qi kanë frikë Zotinë, i cilli i përgjirohetë të afërmit vet, edhe s’del prei fjalësë. Nuk’ ep argjandin’ e vet me kamatë, as nukë merr dhunëtia kundrë të pa-fajmit. Ai qi ban këto s’ka me u tundunë për gjithë jetënë.
Psalmet 15:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kush mund të rrijë në tendën tënde, o ZOT? Kush mund të banojë në malin tënd të shenjtë? Ai që bën jetë të përsosur, që vepron me drejtësi e thotë të vërtetën me gjithë zemër, ai që nuk trillon me gjuhë, që nuk i bën keq shokut të vet e tjetrin nuk e njollos, ai që njeriun e lig e përbuz, por që i çmon ata që druajnë ZOTIN; ai që jep fjalën dhe e mban, edhe kur është në dëm të tij, ai që nuk jep para me kamatë e nuk merr mitë kundër të pafajshmit. Kush bën këto gjëra nuk do të trandet kurrë.
Psalmet 15:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
O Zot, kush do të banojë në çadrën tënde? Kush do të banojë në malin tënd të shenjtë? Ai që ecën me ndershmëri dhe bën atë që është e drejtë dhe thotë të vërtetën që ka në zemër, që nuk shan me gjuhën e tij, nuk i bën asnjë të keqe shokut të tij, dhe nuk shpif të afërmin e tij. Në sytë e tij përçmohet njeriu pa vlerë, por ai ndërton ata që kanë frikë nga Zoti; edhe sikur të jetë betuar në dëm të tij, ai nuk tërhiqet; nuk i jep paratë e tij me kamatë dhe nuk pranon dhurata kundër të pafajshmit. Ai që bën këto gjëra nuk do të hiqet kurrë.