Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 82

82
Psallm’ e Asafit.
1Perëndia rri ndë përmbëledhiet të fortit, ka me gjykuem ndërmiet perëndivet.
2Deri kurë keni me gjykuem pa udhë, edhe keni me u mbaitun’ anënë të pabesëvet? Selah.
3Gjykoni të vobegun’ edhe të vorfëninë, bani-a me udhë të përvumit edhe të vobegut.
4Lironi të nevojëshimin’ edhe të vobegunë, shpëtoni ate prei dorësë të keqit.
5Nukë marrinë vesht, as kupëtojënë, ecinë nd’errësinë, gjithë themelet’ e dheut u lëkuntnë.
6Unë thashë: Ju jeni perëndina, edhe të gjithë bijt’ e të Naltit,
7por ju vdisni porsi njerës, edhe bijni porsi nji prei urdhënarësh;
8ngreu, o Perëndi, e gjyko dhenë, se ti ke me trashiguem gjithë kombetë.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 82: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr