Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

2 Gjonit 1:6-9

2 Gjonit 1:6-9 AL1

Kjo është dashuria: të jetojmë sipas urdhërimeve të tij. Sikurse e keni dëgjuar që nga fillimi, urdhërimi është ky: jetoni në dashuri. Në botë kanë dalë shumë mashtrues, që nuk rrëfejnë se Jezu Krishti erdhi me trup njerëzor. Kush thotë kështu, është mashtruesi dhe antikrishti. Kini kujdes veten tuaj, që të mos humbisni frytin e punës sonë, por të merrni shpërblimin e plotë. Kush del nga mësimi i Krishtit e nuk qëndron në të, nuk ka Perëndi. Ai që qëndron në mësimin e Krishtit, ka edhe Atin, edhe Birin.