Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

2 Gjonit 1

1
Përshëndetje
1Unë, plaku, po i shkruaj zonjës së zgjedhur e bijve të saj, që i dua me të vërtetë e jo vetëm unë, por edhe të gjithë ata që kanë njohur të vërtetën. 2Ju duam për hir të së vërtetës që qëndron në ne e që do të jetë me ne në amshim.
3Hiri, mëshira e paqja, që vijnë prej Perëndisë Atë e prej Jezu Krishtit, Birit të tij, qofshin me ne, në të vërtetë e në dashuri.
E vërteta dhe dashuria
4U gëzova pa masë që gjeta disa nga bijtë e tu duke jetuar në të vërtetën sipas urdhërimit që morëm nga Ati. 5Dhe tani të lutem ty, o zonjë, jo sikur po të shkruaj një urdhërim të ri, por urdhërimin që kishim që nga fillimi: ta duam njëri-tjetrin. 6Kjo është dashuria: të jetojmë sipas urdhërimeve të tij. Sikurse e keni dëgjuar që nga fillimi, urdhërimi është ky: jetoni në dashuri.
7Në botë kanë dalë shumë mashtrues, që nuk rrëfejnë se Jezu Krishti erdhi me trup njerëzor#1.7 ose: erdhi në mish. Kush thotë kështu, është mashtruesi dhe antikrishti. 8Kini kujdes veten tuaj, që të mos humbisni#1.8 dorëshk. të tjera: humbasim frytin e punës sonë, por të merrni shpërblimin e plotë. 9Kush del nga mësimi i Krishtit e nuk qëndron në të, nuk ka Perëndi. Ai që qëndron në mësimin e Krishtit, ka edhe Atin, edhe Birin. 10Nëse dikush vjen te ju e nuk sjell këtë mësim, mos e pranoni në shtëpi e mos e përshëndetni. 11Kush e përshëndet atë, bëhet pjesëtar në veprat e tij të liga.
Përshëndetjet e fundit
12Megjithëse kisha shumë gjëra për t'ju shkruar, nuk doja ta bëja me letër e bojë, por shpresoj të vij te ju e t'ju flas gojarisht, në mënyrë që gëzimi ynë të jetë i plotë.
13Të përshëndesin bijtë e motrës sate të zgjedhur.

Aktualisht i përzgjedhur:

2 Gjonit 1: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr