Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Veprat 28

28
Pali në Maltë
1Pasi shpëtuam, morëm vesh se ishulli quhej Maltë. 2Vendasit#28.2 ose: Barbarët treguan një dashamirësi të pazakontë ndaj nesh. Ata ndezën një zjarr e na mblodhën të gjithëve rreth tij, sepse kishte filluar të binte shi e bënte ftohtë.
3Pali kishte mbledhur një krah dru dhe po i vinte në zjarr kur iu lidh rreth dorës një nepërkë që doli për shkak të të nxehtit. 4Kur e panë vendasit gjarprin që varej në dorën e tij, i thanë njëri-tjetrit: «Ky njeri duhet të jetë vrasës. Edhe pse i shpëtoi detit, drejtësia hyjnore nuk e lejoi të jetojë». 5Pali e shkundi gjarprin në zjarr e nuk pësoi asgjë të keqe. 6Ata po prisnin që të ënjtej, apo të binte i vdekur menjëherë, por, pasi pritën shumë dhe panë se nuk po i ndodhte asgjë e pazakontë, ndërruan mendje e filluan të thoshin se ai ishte perëndi.
7Afër atij vendi gjendeshin tokat e të parit të ishullit me emrin Publi. Ai na priti e na strehoi miqësisht për tri ditë. 8I ati i Publit ishte i sëmurë në shtrat me ethe e lëbarke. Pali iu afrua atij, u lut, shtriu duart mbi të dhe e shëroi.
9Pasi ndodhi kjo gjë, edhe të sëmurët e tjerë të ishullit erdhën te Pali dhe u shëruan. 10Ata na nderuan shumë dhe, kur po niseshim, na dhanë me vete gjithçka që na nevojitej.
Pali në Romë
11Pas tre muajsh u nisëm me një anije të Aleksandrisë që e kishte kaluar dimrin në ishull dhe që mbante emblemën e Dioskurëve. 12U ndalëm në Sirakuzë e ndenjëm aty tri ditë. 13Pastaj lundruam përgjatë bregut e mbërritëm në Regjio. Pas një dite filloi të frynte juga dhe për dy ditë arritëm në Pocuol. 14Aty gjetëm disa vëllezër, të cilët na u lutën të rrinim me ta shtatë ditë. Pastaj shkuam në Romë.
15Vëllezërit që ishin atje, kur dëgjuan për ne, erdhën që nga Forumi i Apit e nga Tri Tavernat për të na takuar. Kur i pa, Pali falënderoi Perëndinë e mori zemër.
16Pasi mbërritën në Romë#28.16 dorëshk. të tjera edhe: kryeqindësi ia dorëzoi robërit komandantit të fushimit, Palin e lejuan të jetonte vetëm dhe i vunë një ushtar për ta ruajtur.
Pali predikon në Romë
17Pas tri ditësh, Pali thirri krerët e judenjve dhe kur u mblodhën, u tha: «Vëllezër, edhe pse nuk kam bërë asgjë kundër popullit tonë apo traditave të etërve tanë, më kapën në Jerusalem dhe më dorëzuan në duart e romakëve. 18Pasi më morën në pyetje, romakët deshën të më lironin, sepse nuk gjetën asnjë faj që të më dënonin me vdekje. 19Por judenjtë kundërshtuan dhe unë u detyrova të kërkoj të gjykohem prej Cezarit. Këtë nuk e bëra për të ngritur ndonjë padi kundër popullit tim. 20Prandaj edhe kam kërkuar t'ju takoj e të flas me ju, sepse unë jam nën këto pranga për shkak të atij tek i cili shpreson edhe Izraeli».
21Ata i thanë: «Nuk kemi marrë asnjë letër nga Judeja për ty dhe asnjë nga vëllezërit judenj që kanë ardhur këtu, nuk na ka treguar gjë e as ka folur keq për ty. 22Megjithatë, ne duam të dëgjojmë nga ti çfarë mendon, sepse e dimë se kudo flitet kundër këtij sekti».
23Ata caktuan një ditë për ta takuar dhe shumë veta shkuan atje ku banonte ai. Që nga mëngjesi deri në mbrëmje ai u shtjellonte dhe u predikonte për mbretërinë e Perëndisë dhe përpiqej t'i bindte për Jezuin, duke filluar që nga ligji i Moisiut e deri te librat e profetëve.
24Disa u bindën prej gjërave që tha, ndërsa të tjerët nuk besuan. 25Kështu ata nuk ranë në një mendje me njëri-tjetrin dhe kur po largoheshin, Pali u tha: «Mirë u foli Shpirti i shenjtë etërve tuaj me anë të profetit Isai, 26kur tha:
shko te ky popull e thuaji:
kanë veshë për të dëgjuar,
por nuk kuptojnë,
kanë sy për të parë,
por nuk shikojnë.
27 Zemra e këtij populli
është bërë e pandjeshme
e u janë rënduar veshët.
I kanë mbyllur sytë
që të mos shohin me sy,
të mos dëgjojnë me veshë,
të mos kuptojnë me zemër,
që të mos kthehen tek unë
për t'i shëruar.
28-29Dijeni, pra, se Perëndia ua dërgoi këtë shpëtim kombeve. Ato do të dëgjojnë#28.28 dorëshk. të tjera edhe: 29 Pasi tha këto fjalë, judenjtë u larguan duke diskutuar me njëri-tjetrin».
30Pali qëndroi plot dy vjet në shtëpinë që kishte marrë me qira, ku edhe priste të gjithë ata që shkonin tek ai. 31Ai u predikonte mbretërinë e Perëndisë dhe u mësonte të vërtetën e Zotit Jezu Krisht gjithë guxim e pa ngurruar.

Aktualisht i përzgjedhur:

Veprat 28: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr