Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Danieli (Gr) 9

9
Lutja e Danielit
1Në vitin e parë të mbretërimit të Darit, birit të Kserksit#9.1 he. Ahashverushit, me prejardhje nga Meda, i cili ishte bërë mbret i kaldenjve, 2në vitin e parë, pra, të mbretërimit të tij, unë, Danieli, shqyrtova librat për të gjetur numrin e viteve të rrënimit të Jerusalemit, sipas fjalës së Zotit drejtuar profetit Jeremia. Ishin shtatëdhjetë.
3Kështu, e ngrita fytyrën drejt Zotit Perëndi dhe iu luta e iu përgjërova me agjërim, me grathore e me hi. 4Iu luta Zotit, Perëndisë tim, pohova e thashë: «Ty të përgjërohem, o Zot, Perëndi i madh e i tmerrshëm, ty që e ruan besëlidhjen dhe mirësinë kundrejt atyre që të duan e mbajnë urdhërimet e tua! 5Kemi mëkatuar e kemi bërë paudhësi, kemi vepruar me ligësi, kemi ngritur krye e jemi larguar nga urdhërimet e nga vendimet e tua. 6Profetët, shërbëtorët e tu, nuk i dëgjuam, ata që në emrin tënd u folën mbretërve, prijësve dhe etërve tanë, si edhe mbarë popullit të vendit. 7Ty, o Zot, të përket drejtësia, por neve fytyra e mbuluar me turp, ashtu siç ndodh edhe sot me popullin e Judës, me banorët e Jerusalemit e me të gjithë izraelitët, afër apo larg, atje nëpër vendet ku i ke degdisur ti, për shkak të pabesisë që treguan kundër teje. 8O Zot, na është mbuluar fytyra me turp, neve dhe mbretërve tanë, prijësve tanë dhe etërve tanë, sepse mëkatuam kundër teje. 9Por ty, o Zot, Perëndia ynë, të përket mëshira dhe ndjesa, sepse kemi ngritur krye kundër teje. 10Zërin e Zotit, Perëndisë tonë, nuk e dëgjuam dhe nuk ecëm sipas ligjeve të tij, që ai na dha përmes profetëve, shërbëtorëve të tij. 11Mbarë Izraeli e shkeli ligjin tënd dhe ktheu shpinën për të mos e dëgjuar zërin tënd. Prandaj vërshoi mbi ne mallkimi dhe nëma e shkruar në ligjin e Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, sepse mëkatuam kundër teje. 12Kështu vure në veprim fjalët, që fole kundër nesh e kundër sunduesve që na qeverisnin, duke sjellë kundër nesh një fatkeqësi të madhe, që nuk ka ndodhur ndonjëherë nën qiej, fatkeqësinë që ra mbi Jerusalem. 13E gjithë kjo fatkeqësi ra mbi ne, ashtu siç është shkruar në ligjin e Moisiut. E megjithatë, ne nuk iu përgjëruam Zotit, Perëndisë tonë, nuk u penduam për paudhësinë tonë e nuk e pranuam të vërtetën tënde. 14Zoti e ruajti mirë këtë fatkeqësi dhe e hodhi mbi ne, sepse Zoti, Perëndia ynë, është i drejtë në gjithçka që ka bërë. E megjithatë, ne nuk e dëgjuam. 15Edhe tani, o Zot, Perëndia ynë, që e nxore popullin tënd prej tokës së Egjiptit me krahun tënd të fuqishëm dhe që fitove një emër të madhërishëm edhe sot e kësaj dite, kemi mëkatuar dhe kemi kryer ligësi.
16O Zot, sipas gjithë drejtësisë sate, largoje zemërimin e furinë tënde prej Jerusalemit, qytetit tënd, dhe malit tënd të shenjtë, sepse Jerusalemi e populli yt u bënë turpi i atyre që na rrethojnë për shkak të mëkateve tona e të paudhësive të etërve tanë. 17Prandaj, o Perëndia ynë, dëgjoje lutjen dhe përgjërimin e shërbëtorit tënd, dhe, për hir të Zotit, le të shndritë fytyra jote mbi shenjtëroren tënde të rrënuar. 18Mba vesh, o Perëndia im, e dëgjo! Hapi sytë e tu e shiko shkretimin tonë dhe qytetin që mban emrin tënd. Nuk të përgjërohemi për hir të drejtësisë sonë, por prej mëshirës sate të madhe. 19Dëgjo, o Zot! Fal, o Zot! Vështrona, o Zot, e vepro! Për hirin tënd, o Perëndia im, mos vono, se ky qytet e ky popull mban emrin tënd!».
Shtatëdhjetë javët
20Tek po flisja e po lutesha, tek po rrëfeja mëkatin tim e mëkatet e popullit tim, Izraelit, dhe po i përgjërohesha Zotit, Perëndisë tim, për malin e tij të shenjtë, 21tek po thosha lutjen, burri që kisha parë fillimisht në vegim, Gabrieli, m'u afrua duke fluturuar vetëtimthi aty nga ora e flisë së mbrëmjes. 22Ai më shpjegoi e më tha: «Daniel, kam ardhur të të bëj të kuptosh. 23Kur fillove përgjërimet, m'u tha një fjalë dhe erdha të ta them, sepse je shumë i çmuar. Kuptoje, pra, fjalën time dhe kuptoje vegimin.
24Shtatëdhjetë javë#9.24 të tjerë: shtatëdhjetë shtatëvjeçarë janë caktuar për popullin tënd dhe për qytetin tënd të shenjtë, për t'i dhënë fund shkeljes e për të zhbërë mëkatin, për të falur paudhësinë e për të sjellë drejtësinë e amshuar, që të vulosen vegimi e profecia, që të vajoset shenjtërorja e shenjtëroreve. 25Merre vesh, pra, dhe kuptoje se që nga shpallja e urdhrit për përtëritjen dhe rindërtimin e Jerusalemit e deri tek ardhja e të Vajosurit, princit, do të duhen shtatë javë. Mandej, për gjashtëdhjetë e dy javë do të rindërtohet me sheshe e me ledhe, por do të jenë kohë të vështira. 26Pas këtyre gjashtëdhjetë e dy javëve, i Vajosuri do të vritet dhe askush nuk do të mbetet me të. Mandej do të vijë populli i një princi të huaj e do ta shkatërrojë qytetin dhe shenjtëroren, por atij do t'i vijë fundi nga një përmbytje. Deri në mbarim të luftës është caktuar të ketë shkatërrime. 27Për një javë ai do të lidhë një marrëveshje me shumë vetë. Në gjysmën e javës do të ndalë flitë dhe kushtimet. Në njërën anë të altarit do të ketë një ndyrësi të neveritshme, derisa mbi shkatërruesin të bjerë fundi i caktuar për të».

Aktualisht i përzgjedhur:

Danieli (Gr) 9: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr