Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Kuvendari 10

10
1Disa miza të ngordhura e fëlliqin vajin erëmirë,
pak marrëzi peshon më shumë se urtia e nderi.
2Zemra e të drejtit priret djathtas,
ndërsa zemra e të marrit priret majtas.
3I marri, edhe kur ecën udhës, s'ka mend.
U thotë të gjithëve se është i marrë.
4Nëse sundimtari shfryn kundër teje, mos luaj vendit,
se qetësia zhbën mëkatet e rënda.
5Është një ligësi, që e kam parë nën diell, si gabim që bëhet nga sundimtari: 6marrëzisë i jepen shumë vende të larta, ndërsa të pasurit ulen në vende të ulëta. 7Kam parë skllevër mbi kuaj e princa duke ecur në këmbë si skllevër.
8Kush hap gropë, bie vetë brenda,
atë që çan murin e ha gjarpri.
9Kush thyen gurë, prej tyre lëndohet,
kush çan dru, rrezikohet pre tyre.
10Nëse hekuri topitet e askush s'ia mpreh tehun,
duhet shtuar forca,
është e dobishme të përparojë urtia.
11Nëse gjarpri kafshon para se të magjepset,
magjistari nuk ka dobi.
12Fjalët e gojës së të urtit janë të hijshme,
por të marrin e përpijnë buzët e veta.
13Fillimi i fjalëve të gojës së tij është marrëzi,
fundi i gojëtarisë së tij është çmenduri e ligë.
14I marri i shumon fjalët.
Askush s'e di ç'do të ndodhë,
ndaj kush do t'i tregojë ç'do të ndodhë pas tij?
15Të marrët i kapit mundi,
se nuk dinë as të shkojnë në qytet.
16E mjera ti, o tokë, që e ke mbretin riosh
e princat e tu bëjnë gosti në mëngjes.
17E lumja ti, o tokë, që e ke mbretin bir fisniku
e princat e tu bëjnë gosti kur duhet,
për t'u mëkëmbur e jo për t'u pirë.
18Nga përtacia shembet pullazi,
duarngratit i pikon shtëpia.
19Bukën e shtrojnë për t'u gëzuar,
vera e bën jetën të hareshme,
paraja i përgjigjet çdo gjëje.
20Mos e shaj mbretin as me mend
dhe në dhomën e gjumit mos e shaj të pasurin,
se zogu i qiellit do ta mbartë zërin
e fluturaku do ta tregojë fjalën.

Aktualisht i përzgjedhur:

Kuvendari 10: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr