Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ezra 10

10
Rrëfimi i mëkatit
1E teksa Ezra po lutej e po pohonte fajin me lot, i përgjunjur para tempullit të Perëndisë, u mblodh rreth tij një turmë e madhe izraelitësh, burra, gra e fëmijë, dhe mbarë populli qante me ngashërim. 2Atëherë foli Shekanjahu, biri i Jehielit, nga bijtë e Elamit, e i tha Ezrës: «Jemi treguar të pabesë ndaj Perëndisë tonë dhe jemi martuar me gra të huaja nga popujt vendas. Por, ka ende shpresë për Izraelin. 3Prandaj, le të bëjmë një besëlidhje me Perëndinë tonë e le t'i dëbojmë të gjitha gratë e huaja, bashkë me ata që kanë lindur prej tyre, sipas këshillës së Zotit dhe sipas urdhërimit të Perëndisë tonë. Le të veprohet sipas ligjit. 4Ngrihu, pra, sepse kjo është punë për ty. Ne jemi me ty. Bëhu i fortë e vepro!». 5Ezra u ngrit dhe i bëri krerët e priftërinjve, të levitëve dhe të mbarë Izraelit të betoheshin se do të vepronin siç u tha. Ata u betuan. 6Mandej Ezra u largua nga tempulli i Perëndisë, shkoi në shtëpinë e Jehohananit, birit të Eliashibit, dhe bujti aty. Nuk hëngri bukë e nuk piu ujë, sepse mbante zi për mëkatin e të kthyerve nga robëria.
7Atëherë doli një shpallje në Judë e në Jerusalem se të gjithë të kthyerit nga robëria duhej të mblidheshin në Jerusalem. 8Kush nuk do të vinte brenda tri ditësh në Jerusalem, sipas vendimit të krerëve dhe të pleqësisë, do t'i merrej gjithë pasuria e do të përjashtohej prej bashkësisë së të kthyerve nga robëria.
9Të gjithë burrat e Judës e të Benjaminit u mblodhën brenda tri ditëve në Jerusalem. Ishte dita e njëzetë e muajit të nëntë. Mbarë populli u ul në sheshin e tempullit të Perëndisë, duke u dridhur për shkak të kësaj ngjarjeje dhe prej shiut të fortë. 10Atëherë prifti Ezra u ngrit e u tha: «Ju keni kryer tradhti, kur jeni martuar me gra të huaja, dhe kështu e keni shtuar fajin e Izraelit. 11Prandaj, përlëvdoni Zotin, Perëndinë e etërve tuaj dhe veproni sipas vullnetit të tij. Ndahuni nga populli i vendit dhe nga gratë e huaja». 12Mbarë bashkësia u përgjigj e tha me zë të lartë: «Po, do të bëjmë siç thua ti. 13Por, ka shumë popull, shiu nuk po ndalet e nuk mund të rrimë jashtë. Për më tepër, kjo punë nuk bëhet për një apo dy ditë, sepse jemi shumë që kemi gabuar në këtë pikë. 14Le të qëndrojnë këtu krerët tani e të përfaqësojnë gjithë bashkësinë. Mandej, të gjithë ata që janë martuar me gra të huaja nëpër qytetet tona, të vijnë në një kohë të caktuar me pleqtë dhe me gjyqtarët e qytetit, derisa të largohet prej nesh zemërimi i Perëndisë tonë për shkak të kësaj çështjeje».
15Vetëm Jonatani, biri i Asahelit, dhe Jahzejahu, biri i Tikvahut, e kundërshtuan këtë gjë, të përkrahur nga Meshulami dhe leviti Shabeta. 16Ashtu vepruan të kthyerit nga robëria. Prifti Ezra dhe krerët e familjeve sipas klaneve të paraardhësve u zgjodhën të gjithë me emër e u ulën për të shqyrtuar çështjen në ditën e parë të muajit të dhjetë. 17Ditën e parë të muajit të parë zgjidhën rastet e burrave që ishin martuar me gra të huaja.
Të martuarit me të huaja
18Ndër bijtë e priftërinjve që ishin martuar me gra të huaja ishin disa nga bijtë e Jozuehut, të birit të Jocadakut, dhe të vëllezërve të tij, Masejahu, Eliezeri, Jaribi e Gedaliahu. 19Ata u zotuan se do t'i dëbonin gratë e tyre dhe do të kushtonin nga një dash si fli mëkati. 20Nga bijtë e Imerit ishin Hananiu e Zebadjahu; 21nga bijtë e Harimit, Masejahu, Elia, Shemajahu, Jehieli e Uziahu; 22nga bijtë e Pashhurit, Eljoenai, Masejahu, Ishmaeli, Netaneli, Jozabadi dhe Eleasahu; 23nga levitët, Jozabadi, Shimei, Kelajahu, që është Kelitai, Petahiahu, Juda dhe Eliezeri; 24nga këngëtarët, Eliashibi; nga derëtarët, Shalumi, Telemi e Uri. 25Nga izraelitët ishin këta: nga bijtë e Faroshit, Ramiahu, Izijahu, Malkjahu, Mijamini, Eleazari, Malkjahu e Benajahu; 26nga bijtë e Elamit, Matanjahu, Zakaria, Jehieli, Abdiu, Jeremoti dhe Elia; 27nga bijtë e Zatuit, Eljoenai, Eliashibi, Matanjahu, Jeremoti, Zabadi e Azizai; 28nga bijtë e Bebait, Jehohanani, Hananiahu, Zabai e Atlaji; 29nga bijtë e Baniut, Meshulami, Maluku, Adajahu, Jashubi, Sheali e Jeremoti; 30nga bijtë e Pahat Moabit, Adnai, Kelali, Benajahu, Masejahu, Matanjahu, Becaleli, Binui e Manaseu; 31nga bijtë e Harimit, Eliezeri, Ishjahu, Malkjahu, Shemajahu, Simeoni, 32Benjamini, Maluku e Shemarjahu; 33nga bijtë e Hashumit, Matenai, Matatahu, Zabadi, Elifeleti, Jeremai, Manaseu dhe Shimei; 34nga bijtë e Baniut, Madai, Amrami, Ueli, 35Benajahu, Bedejahu, Keluhu, 36Vaniahu, Meremoti, Eliashibi, 37Matanjahu, Matenai, Jasai, 38Baniu, Binui, Shimei, 39Shelemiahu, Natani, Adajahu, 40Maknadebai, Shashai, Sharai, 41Azareli, Shelemiahu, Shemarjahu, 42Shalumi, Amarjahu e Jozefi; 43nga bijtë e Neboit, Jejeli, Matitjahu, Zabadi, Zebinai, Jadai, Joeli e Benajahu. 44Të gjithë këta ishin të martuar me gra të huaja dhe disa prej tyre kishin pasur edhe fëmijë prej këtyre grave#10.44 të tjerë: Të gjithë i dëbuan gratë dhe fëmijët.

Aktualisht i përzgjedhur:

Ezra 10: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr