ZOTI e pa me sy të mirë Sarën ashtu siç i kishte thënë dhe bëri për të siç kishte premtuar. Sara mbeti shtatzënë dhe i lindi Abrahamit një djalë në pleqëri, në po atë kohë që Perëndia i kishte thënë. Birin që i lindi Sara, Abrahami e quajti Isak. Kur u bë tetëditësh e rrethpreu ashtu siç e kishte urdhëruar Perëndia. Abrahami ishte njëqind vjeç kur i lindi Isaku, i biri. Atëherë Sara tha: «Perëndia më bëri të qesh. Kush do të dëgjojë, do të qeshë me mua». Ajo tha: «Kush do të mund t'i thoshte Abrahamit: “Sara do të mëndë fëmijë!”? Por, ja ku i linda një djalë në pleqëri».
Lexo Zanafilla 21
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 21:1-7
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video