Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Hosea 1

1
1Fjala e Zotit që iu drejtua Hosesë, birit të Beriut, në ditët e Uziahut, Jotamit, Ahazit dhe Ezekisë, mbretërve të Judës, dhe në ditët e Jeroboamit, birit të Joashit, mbretit të Izraelit.
Gruaja e Hosesë
2Kur Zoti filloi t'i fliste Hosesë, Zoti i tha: «Shko e merr për grua një lavire e bëj fëmijë me të, sepse vendi po kryen tradhti kundër Zotit». 3Ai shkoi e mori për grua Gomerën, bijën e Diblaimit, e cila mbeti shtatzënë e lindi një djalë.
4Atëherë Zoti i tha: «Quaje Izrel, se edhe pak e do ta ndëshkoj shtëpinë e Jehut për gjakun që u derdh në Izrel. Do t'i jap fund mbretërisë së Izraelit. 5Atë ditë do ta thyej harkun e Izraelit në luginën e Izrelit».
6Ajo mbeti shtatzënë sërish e lindi një vajzë. Atëherë Perëndia i tha: «Quaje Loruhama, se nuk do të kem më mëshirë për shtëpinë e Izraelit e nuk do ta fal#1.6 të tjerë: do t'i heq të gjithë. 7Por, do të kem mëshirë për shtëpinë e Judës. Do t'i shpëtoj falë Zotit, Perëndisë së tyre, dhe jo në saje të harkut, shpatës, luftës, kuajve e kalorësve».
8Pasi e ndau nga gjiri Loruhamën, Gomera mbeti shtatzënë e lindi një djalë. 9Atëherë Perëndia i tha: «Quaje Loam, se ju nuk jeni populli im e unë nuk jam i juaji».

Aktualisht i përzgjedhur:

Hosea 1: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr