Hosea 11
11
Dashuria e Zotit
1«Kur Izraeli ishte djalë, unë e desha,
nga Egjipti e thirra birin tim.
2Por, sa më shumë i thërrisja
aq më shumë iknin tej.
Baalëve u flijonin,
idhujve u digjnin kem.
3Unë e mësova Efraimin të ecte,
për dore e mbaja unë,
por kujdesin tim s'e njohën.
4I tërhiqja me litarë mirësie, me hallka dashurie,
për ta u bëra si ai që zgjedhën heq#11.4 të tjerë: porsi ai që fëmijën e ngrit deri në mollëza të veta
e ulet për t'i ushqyer.
5Në tokën e Egjiptit s'do të kthehen,
por Asiri do të bëhet mbreti i tyre,
se s'deshën të ktheheshin tek unë.
6Shpata do të vërvitet kundër qyteteve,
shulat do t'i shkatërrojë e do t'i përpijë,
për faj të shestimeve të tyre.
7Populli im priret drejt bjerrjes,
thërrasin lart,
por askush nuk do t'i lartësojë.
8Si të hiqkam dorë prej teje, o Efraim?
Si të të dorëzuakam, o Izrael?
Si të të trajtuakam si Admën?
Si të të bëkam si Ceboimin?
Zemra më përdëllehet,
dhembshuria më ndizet flakë.
9Nuk do ta shfryj zemërimin tim,
Efraimin s'do ta shkatërroj sërish,
se Perëndi jam unë e jo njeri,
i Shenjti në mesin tuaj.
I zemëruar nuk do të vij.
10Porsi luani do të ulërijë Zoti
e ata do ta ndjekin pas.
E kur të ulërijë,
do të flatrojnë bijtë nga perëndimi.
11Si trumcaku do të flatrojnë nga Egjipti,
porsi pëllumbi nga toka e Asirisë
e në shtëpitë e tyre do t'i kthej,
kumton Zoti».
Aktualisht i përzgjedhur:
Hosea 11: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020
Hosea 11
11
Dashuria e Zotit
1«Kur Izraeli ishte djalë, unë e desha,
nga Egjipti e thirra birin tim.
2Por, sa më shumë i thërrisja
aq më shumë iknin tej.
Baalëve u flijonin,
idhujve u digjnin kem.
3Unë e mësova Efraimin të ecte,
për dore e mbaja unë,
por kujdesin tim s'e njohën.
4I tërhiqja me litarë mirësie, me hallka dashurie,
për ta u bëra si ai që zgjedhën heq#11.4 të tjerë: porsi ai që fëmijën e ngrit deri në mollëza të veta
e ulet për t'i ushqyer.
5Në tokën e Egjiptit s'do të kthehen,
por Asiri do të bëhet mbreti i tyre,
se s'deshën të ktheheshin tek unë.
6Shpata do të vërvitet kundër qyteteve,
shulat do t'i shkatërrojë e do t'i përpijë,
për faj të shestimeve të tyre.
7Populli im priret drejt bjerrjes,
thërrasin lart,
por askush nuk do t'i lartësojë.
8Si të hiqkam dorë prej teje, o Efraim?
Si të të dorëzuakam, o Izrael?
Si të të trajtuakam si Admën?
Si të të bëkam si Ceboimin?
Zemra më përdëllehet,
dhembshuria më ndizet flakë.
9Nuk do ta shfryj zemërimin tim,
Efraimin s'do ta shkatërroj sërish,
se Perëndi jam unë e jo njeri,
i Shenjti në mesin tuaj.
I zemëruar nuk do të vij.
10Porsi luani do të ulërijë Zoti
e ata do ta ndjekin pas.
E kur të ulërijë,
do të flatrojnë bijtë nga perëndimi.
11Si trumcaku do të flatrojnë nga Egjipti,
porsi pëllumbi nga toka e Asirisë
e në shtëpitë e tyre do t'i kthej,
kumton Zoti».
Aktualisht i përzgjedhur:
:
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020