Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Isaia 53

53
1Kush, pra, i besoi lajmit tonë?
Kujt iu zbulua krahu i fuqishëm i Zotit?
2Para tij u rrit si filizi,
porsi rrënja prej tokës së thatë.
S'kishte as pamje, as bukuri,
që të na tërhiqte shikimin.
S'kishte as paraqitje,
që të na pëlqente.
3I përçmuar, i përbuzur prej njerëzve,
njeri i vuajtur, i mësuar me dhimbjen,
si ai, para të cilit mbulohet fytyra,
i përçmuar e krejt pa vlerë prej nesh.
4Por ja, ai mbajti vurratat tona,
dhimbjet tona i mbarti!
Për ne, ai ishte njeri i ndëshkuar,
i goditur prej Perëndisë, i poshtëruar!
5E pra, ai u shporua për shkeljet tona,
u shtyp për paudhësitë tona.
Ndëshkimi që na dha paqen, ra mbi të,
prej vurratave të tij ne u shëruam.
6Të gjithë endeshim si dele të humbura,
secili prej nesh ndiqte udhën e vet.
E Zoti ngarkoi mbi të
paudhësinë e ne të gjithëve.
7I keqtrajtuar, duroi poshtërimin,
gojën nuk e hapi.
Porsi qengji, që e çojnë në thertore,
si shqerra, që s'bëzan para qethësit,
gojën ai nuk e hapi.
8Me dhunë e me gjyq e mbërthyen,
për fatin e tij kush mendoi#53.8 të tjerë: nga brezi i tij kush mendoi?
Se e zhbinë nga toka e të gjallëve,
për shkeljet e popullit tim u godit.
9Varrin ia vunë me të paudhët,
kur vdiq e vunë me pasanikët,
ndonëse nuk bëri asgjë të dhunshme
e mashtrim prej gojës nuk i doli.
10Por Zoti deshi ta shtypte përmes dhimbjes,
se, po ta jepte veten#53.10 ose: shpirtin e tij si fli faji,
do të shihte pasardhës e do të jetonte gjatë,
e përmes tij dëshira e Zotit do t'ia dalë mbanë.
11Prej mundimit të vetes së vet,
do të arrijë të shohë e do të kënaqet,
me dijen e tij shumë do të shfajësojë shërbëtori im i drejtë
e mbi vete mëkatet e tyre do të mbartë.
12Prandaj, do t'i jap turmat si shpërblim,
të fuqishmit si plaçkë ai do t'i marrë#53.12 të tjerë: Prandaj do t'i jap pjesën e tij midis të mëdhenjve dhe ai do ta ndajë plaçkën e tij me të fuqishmit,
se e zbrazi veten deri në vdekje,
me të paudhët e radhitën.
Mëkatet e shumë njerëzve ai mbarti,
për shkelësit ai ndërmjetësoi.

Aktualisht i përzgjedhur:

Isaia 53: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr