Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Isaia 8

8
Pushtimi asirian
1 Zoti më tha: «Merr një rrasë të madhe e shkruaj në të me shkrim të rëndomtë: “Për Maher Shalal Hash Bazin#8.1 arm: Shpejt plaçkën, rrëmbimthi plaçkitjen”». 2Mora me vete si dëshmitarë të besuar priftin Urjah dhe Zakarinë, birin e Jeberekiahut. 3Mandej fjeta me profeteshën. Ajo u ngjiz e lindi djalë. E Zoti më tha: «Quaje Maher Shalal Hash Baz, 4sepse para se djali të dijë të thotë “ati im” apo “nëna ime”, pasuria e Damaskut dhe plaçkat e Samarisë do të çohen para mbretit të Asirisë».
5 Zoti më foli sërish e më tha:
6«Meqë ky popull e përbuzi ujin e Shiloahut,
atë ujë që ëmbël rrjedh,
e u kënaq me Recinin
e me birin e Remaliahut,
7ja, Zoti do të sjellë mbi ta
ujërat e rrëmbyer të Eufratit,
pra, mbretin e Asirisë me tërë lavdinë e tij.
Ai do të dalë prej shtratit
e gjithë brigjet do t'i përmbytë.
8Do të vërshojë mbi Judën,
do ta mbulojë e do ta mbytë,
deri në fyt do t'i arrijë.
Krahët e tij të hapur do të mbulojnë
tërë trojet e tua, o Emanuel».
9Bëhuni bashkë, o popuj,
keni për t'u thyer!
Dëgjoni gjithë ju, o skajet e dheut,
ngjishini armët, keni për t'u thyer,
ngjishini, pra, keni për t'u thyer!
10Sendërgjoni, por kot e keni,
jepni urdhra, do të jenë pa vlerë,
se Perëndia është me ne.
11Ja se ç'më tha Zoti, kur më kapi për dore e më paralajmëroi që të mos eci udhës së këtij populli:
12«Mos quani përbetim
gjithçka që ky popull quan përbetim,
çka ai ka frikë
mos e kini frikë e mos u dridhni».
13 Zotin e ushtrive, atë shenjtëroni,
atë të keni frikë, prej tij tmerrohuni.
14Ai do të jetë shenjtërorja,
por edhe guri i pengesës,
ai do të jetë shkëmbi,
ku do të rrëzohen dy shtëpitë e Izraelit,
ai do të jetë kurthi e laku
i banorëve të Jerusalemit.
15Mes tyre shumë do të pengohen,
do të bien e do të copëtohen,
do t'i mbërthejë laku e do të kapen.
16Lidhe këtë dëshmi,
vulose këtë ligj
ndër nxënësit e mi.
17E unë do të pres Zotin,
që e ka fshehur fytyrën nga shtëpia e Jakobit,
e tek ai do të shpresoj.
18Ja, unë e djemtë, që më dha Zoti,
jemi për Izraelin shenjë e paralajmërim
prej Zotit të ushtrive
që banon në malin e Sionit.
19Do t'ju thonë: «Këshillohuni me shpirtra të vdekurish,
me shortarë, që murmuritin e pëshpëritin.
A nuk duhet të këshillohet populli me perënditë e veta,
të pyesë të vdekurit për të gjallët?».
20Përmbajuni ligjit e dëshmisë!
Po të mos flasin sipas kësaj fjale,
nuk kanë për t'ia arritur agimit.
21I këputur e i uritur do të endet udhëve,
e kur të ketë uri, do të tërbohet,
mbretin e Perëndinë e vet do të mallkojë.
Do t'i hedhë sytë drejt qiellit,
22do ta hedhë vështrimin mbi tokë,
e ja, mjerim dhe errësirë,
zymtësi ndrydhëse e mug i dendur.
Një djalë na lindi
23 # 8.23 të tjerë e rendisin si 9.1 Por, nuk do të ketë më zymtësi,
atje ku më parë kishte mjerim.
Në të shkuarën vërtet e përçmoi
tokën e Zabulonit e tokën e Neftaliut,
por në të ardhmen do ta bëjë të lavdishme
udhën përgjatë detit, brigjet përtej Jordanit,
Galilenë e kombeve.

Aktualisht i përzgjedhur:

Isaia 8: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr