Jozuehu 11
11
Beteja e Meromit
1Jabini, mbreti i Hacorit, dëgjoi për këto e i dërgoi fjalë Jobabit, mbretit të Madonit, mbretit të Shimronit, mbretit të Akshafit 2e të gjithë mbretërve që banonin në krahinat malore të veriut, në Arabah në jug të Kineretit, në ultësirat fushore e në lartësitë e Dorit në perëndim, 3kananitëve në lindje e në perëndim, amoritëve, hititëve, perizitëve, jebusitëve, në krahinën malore, e hivitëve, rrëzë malit të Hermon, në vendin e Micpahut. 4Atëherë ata dolën me gjithë ushtrinë e tyre, turmë e madhe luftëtarësh, sa rëra e bregut të detit, me kuaj e qerre me shumicë. 5Mbretërit u bënë bashkë e fushuan pranë ujërave të Meromit, për të sulmuar Izraelin.
6Atëherë Zoti i tha Jozuehut: «Mos ki frikë prej tyre, se nesër si në këtë orë kam për të t'i dorëzuar të gjithë ty, që t'i shfarosësh në prani të Izraelit. Kuajve të tyre do t'u presësh leqet e këmbëve e qerret e tyre do t'i djegësh në zjarr». 7Jozuehu e të gjithë luftëtarët që ishin me të, mbërritën papritur në ujërat e Meromit e i sulmuan. 8Zoti ia dorëzoi armiqtë izraelitëve. Izraelitët i sulmuan e i ndoqën deri në Sidonin e Madh, deri në ujërat e Misrepotit dhe në luginën e Micpahut në lindje. I goditën derisa nuk mbeti gjallë asnjë. 9Jozuehu veproi me ta ashtu siç i kishte thënë Zoti. Kuajve të tyre u preu leqet e këmbëve e qerret e tyre i dogji në zjarr.
10Në atë kohë, Jozuehu u kthye dhe pushtoi Hacorin. Mbretin e Hacorit e vrau me shpatë. Hacori kishte qenë dikur kryeqyteti i të gjitha këtyre mbretërive. 11Izraelitët kaluan në teh të shpatës e shfarosën të gjithë banorët e tij. Në Hacor nuk mbeti gjallë askush e qyteti u dogj flakë. 12Jozuehu i pushtoi të gjitha qytetet e zuri robër të gjithë mbretërit. I kaloi të gjithë në teh të shpatës e i shfarosi, siç e kishte urdhëruar Moisiu, shërbëtori i Zotit. 13Por qytetet e ndërtuara mbi kodrina nuk i dogji, përveç Hacorit, që e bëri shkrumb. 14Izraelitët morën për vete gjithë plaçkën e qytetit e bagëtitë, por njerëzit i kaluan të gjithë në teh të shpatës e i shfarosën, derisa nuk mbeti gjallë njeri. 15Moisiu i kishte urdhëruar Jozuehut çka i kishte urdhëruar Zoti. Jozuehu bëri gjithçka i kishte urdhëruar Zoti Moisiut.
Jozuehu pushton gjithë vendin
16Jozuehu e pushtoi tërë krahinën malore, tërë Negevin, tërë krahinën e Goshenit, ultësirën, Arabahun, malësinë e ultësirën e Izraelit, 17që prej malit Halak, që shtrihet në drejtim të Seirit, e deri në Baal Gad, në luginën e Libanit, rrëzë malit Hermon. Ai i zuri rob të gjithë mbretërit e këtyre trojeve, i goditi e i vrau. 18Jozuehu luftoi për shumë kohë kundër këtyre mbretërve. 19Asnjë qytet nuk bëri paqe me izraelitët, përveç hivitëve, që banonin në Gibeon. Të gjitha qytetet e tjera i pushtuan me luftë, 20se Zoti i ngurtësoi zemrat e tyre, që të luftonin kundër Izraelit. Kështu, ata u bënë pre e shkatërrimit të pamëshirshëm dhe e shfarosjes së plotë, siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
21Po në atë kohë, Jozuehu marshoi për të shfarosur anakitët, që banonin nëpër male, në Hebron, në Debir, në Anab, dhe nëpër të gjithë malësinë e Judës e të Izraelit. Ai i shkatërroi të gjitha qytetet e tyre. 22Nuk la gjallë asnjë anakit në tokën e Izraelit, përveçse në Gazë, në Gat e në Ashdod. 23Jozuehu e pushtoi tërë vendin, siç i kishte thënë Zoti Moisiut, e ia dha për trashëgim izraelitëve sipas ndarjeve në fise. Kështu, vendi ishte në paqe e nuk pati më luftë.
Aktualisht i përzgjedhur:
Jozuehu 11: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020

: