Jozuehu 12
12
Mbretërit në lindje të Jordanit
1Këta janë mbretërit e vendit, që izraelitët e pushtuan dhe e morën për pronë në bregun lindor të Jordanit, nga përroi i Arnonit deri në malin Hermon e në krahinën lindore të Arabahut. 2Sihoni ishte mbreti i amoritëve. Ai banonte në Heshbon e sundonte nga Aroeri, ndërtuar në breg të përroit të Arnonit, nga gjysma e luginës së përroit e nga gjysma e Gileadit, deri në luginën e Jabokut, në kufi me bijtë e Amonit. 3Ai sundonte edhe krahinën lindore të Arabahut, nga deti i Kineretit deri në detin e Arabahut, deti i Kripur, nga rruga për në Bet Jeshimot deri në shpatet e Pisgahut në jug. 4Ogu ishte mbreti i Bashanit dhe një prej refaitëve të fundit. Ai banonte në Ashtarot e në Edrej 5dhe sundonte malin Hermon, Salkahun e tërë Bashanin, deri në kufi me geshuritët, makatitët e me gjysmën e Gileadit, në kufijtë e Sihonit, mbretit të Heshbonit. 6Moisiu, shërbëtori i Zotit, bashkë me izraelitët, i mundi ata dhe tokën e tyre ia dha si trashëgimi fisit të Rubenit, fisit të Gadit e gjysmës së fisit të Manaseut.
Mbretërit në perëndim të Jordanit
7Këta janë mbretërit e vendit që, Jozuehu dhe izraelitët e pushtuan në bregun perëndimor të Jordanit, nga Baal Gadi në luginën e Libanit deri në malin Halak, që shtrihet drejt Seirit. Jozuehu ia dha për trashëgimi fiseve të Izraelit, secilit pjesën e vet, 8krahinën malore e ultësirën e Arabahut, shpatet e shkretëtirën e Negevit, vendin e hititëve, amoritëve, kananitëve, perizitëve, hivitëve dhe jebusitëve. 9Mbretërit e atij vendi, nga një sipas qyteteve, janë: mbreti i Jerikosë, mbreti i Ajit, përbri Betelit, 10mbreti i Jerusalemit, mbreti i Hebronit, 11mbreti i Jarmuthit, mbreti i Lakishit, 12mbreti i Eglonit, mbreti i Gezerit, 13mbreti i Debirit, mbreti i Gederit, 14mbreti i Hormahut, mbreti i Aradit, 15mbreti i Libnahut, mbreti i Adulamit, 16mbreti i Makedasë, mbreti i Betelit, 17mbreti i Tapuahut, mbreti i Heferit, 18mbreti i Afekut, mbreti i Sharonit, 19mbreti i Madonit, mbreti i Hacorit, 20mbreti i Shimron Meronit, mbreti i Akshafit, 21mbreti i Tanakut, mbreti i Megidosë, 22mbreti i Kedeshit, mbreti i Jokneamit në Karmel, 23mbreti i Dorit, në lartësitë e Dorit, mbreti i Gojimit në Gilgal 24e mbreti i Tircahut, gjithsej tridhjetë e një mbretër.
Aktualisht i përzgjedhur:
Jozuehu 12: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020

: