Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mateu 1

1
Breznitë e Jezu Krishtit
(Lk 3.23-38)
1Libri i breznive të Jezu Krishtit, birit të Davidit, birit të Abrahamit.
2Abrahamit i lindi Isaku, Isakut i lindi Jakobi, Jakobit i lindi Juda dhe vëllezërit e tij. 3Judës i lindën prej Tamarës Faresi e Zara, Faresit i lindi Hesromi, Hesromit i lindi Arami, 4Aramit i lindi Aminadabi, Aminadabit i lindi Naasoni, Naasonit i lindi Salmoni, 5Salmonit i lindi Boezi prej Rahabës, Boezit i lindi Jobedi prej Rutës, Jobedit i lindi Jeseu, 6Jeseut i lindi Davidi, mbreti.
Davidit i lindi Solomoni nga gruaja e Uriahut, 7Solomonit i lindi Roboami, Roboamit i lindi Abiu, Abiut i lindi Asafi, 8Asafit i lindi Josafati, Josafatit i lindi Jorami, Joramit i lindi Ozia, 9Ozisë i lindi Joatami, Joatamit i lindi Akazi, Akazit i lindi Ezekia, 10Ezekisë i lindi Manaseu, Manaseut i lindi Amosi, Amosit i lindi Josia, 11Josisë i lindi Jehonia dhe vëllezërit e tij, në kohën e shpërnguljes në Babiloni.
12Pas shpërnguljes në Babiloni, Jehonisë i lindi Salatieli, Salatielit i lindi Zorobabeli, 13Zorobabelit i lindi Abiudi, Abiudit i lindi Eliakimi, Eliakimit i lindi Azori, 14Azorit i lindi Sadoku, Sadokut i lindi Akimi, Akimit i lindi Eliudi, 15Eliudit i lindi Eleazari, Eleazarit i lindi Matani, të cilit i lindi Jakobi. 16Jakobit i lindi Jozefi, burri i Marisë, prej së cilës lindi Jezui, i quajtur Krisht.
17Breznitë nga Abrahami deri te Davidi janë gjithsej katërmbëdhjetë, nga Davidi deri te shpërngulja në Babiloni katërmbëdhjetë dhe nga shpërngulja në Babiloni deri te Krishti, katërmbëdhjetë brezni.
Lindja e Jezu Krishtit
(Lk 2.1-7)
18Lindja e Jezu Krishtit ndodhi kështu: Maria, nëna e tij, ishte e fejuar me Jozefin, por përpara se të bashkoheshin, ajo mbeti shtatzënë nga Shpirti i shenjtë. 19Meqenëse Jozefi, burri i saj, ishte njeri i drejtë e nuk donte ta turpëronte, vendosi ta ndante fshehurazi. 20Ndërsa po mendonte këto gjëra, një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr e i tha: «Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh për grua Marinë. Fëmija që është ngjizur në të është nga Shpirti i shenjtë. 21Ajo do të lindë një djalë dhe ti do t'ia vësh emrin Jezu, sepse ai do ta shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre».
22E gjithë kjo ndodhi që të përmbushej çfarë kishte thënë Zoti nëpërmjet profetit:
23 virgjëresha do të ngjizet
e do të lindë një djalë
që do të quhet Emanuel,
që e përkthyer do të thotë: Perëndia është me ne.
24Kur u zgjua nga gjumi, Jozefi bëri siç e kishte urdhëruar engjëlli i Zotit dhe e mori Marinë për grua, 25por nuk pati marrëdhënie#1.25 të tjerë: nuk e njohu me të, derisa ajo lindi të birin#1.25 dorëshk. të tjera edhe: të parëlindur, të cilit Jozefi ia vuri emrin Jezu.

Aktualisht i përzgjedhur:

Mateu 1: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr