Për çdo festë Pashke Pilati lironte një të burgosur sipas kërkesës së turmës. Një njeri që quhej Barabë gjendej në burg bashkë me disa kryengritës të tjerë, të cilët kishin bërë një vrasje në një kryengritje. Atëherë erdhi turma e filloi t'i kërkonte Pilatit atë që ai e kishte zakon të bënte për ta. Pilati i pyeti: «A doni t'ju liroj mbretin e judenjve?». Sepse ai e kishte kuptuar se kryepriftërinjtë ia kishin dorëzuar Jezuin nga smira. Por kryepriftërinjtë e nxitën turmën që në vend të tij të lironte Barabën. Pilati u tha përsëri: «Atëherë çfarë doni të bëj me atë që e quani mbret të judenjve?». Ata thirrën përsëri: «Kryqëzoje!». Por Pilati u tha: «Përse, ç'të keqe ka bërë?». Atëherë ata thirrën edhe më fort: «Kryqëzoje!». Kështu Pilati, për të kënaqur turmën, liroi Barabën dhe, pasi e fshikulluan Jezuin, e dorëzoi që ta kryqëzonin.
Lexo Marku 15
Dëgjoj Marku 15
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Marku 15:6-15
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video