Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Naumi 1

1
1Shpallje për Ninivën. Libri i Vegimeve të Naumit prej Elkoshit.
Zemërimi i Perëndisë
2«Perëndia është Zot xheloz e hakmarrës,
hakmarrës është Zoti e Zot plot tërbim.
Hak merr Zoti kundër armiqve të tij
e shpërthen me tërbim ndaj kundërshtarëve të tij.
3 Zoti është i ngadaltë në zemërim,
i madhërishëm në fuqi,
fajtorin nuk e lë pa ndëshkim.
Zoti rrugëton në furtunë e stuhi,
si pluhur i shkel retë këmba e tij.
4Qorton detin, e than atë,
tërë lumenjtë i shteron.
U mpak Bashani e Karmeli,
u venit lulëzimi i Libanit.
5Prej tij malet tranden
e kodrat dridhen.
Para tij gulçon toka,
bota e mbarë banorët e saj.
6Kush mund t'i bëjë ballë furisë së tij?
Kush mund ta durojë zemërimin e tij?
Porsi zjarri e derdh tërbimin,
para tij shkërmoqen shkëmbinjtë.
7 Zoti është i mirë,
strehë në ditë të vështirë.
I njeh ata që strehon te vetja.
8Por#1.8 të tjerë: kur vërshon përmbytja Ninivën e përmbyt e i jep fund,
armiqtë i ndjek nëpër errësirë.
9Ç'po thurni kundër Zotit?
Ai i jep fund gjithçkaje,
ndaj telashe s'do të ketë më.
10Ata janë si lëmsh ferrash,
të dehur si pijanecë.
Do të përpihen si kashta e tharë krejt.
11Prej teje doli,
ai që kundër Zotit ligësi kurdis.
Këshilltar i mbrapshtë është ai.
12Kështu thotë Zoti:
“Ndonëse janë të përkryer e të shumtë,
do të korren e do të marrin fund.
E ndonëse ty të ndëshkova,
s'do ta bëj më kurrë.
13Tani, do ta thyej zgjedhën që ke në qafë,
vargonjtë do të t'i këpus”.
14Për ty Zoti urdhëroi:
“Emri yt nuk do të trashëgohet më.
Do t'i zhbij idhujt e gdhendur e të metaltë
prej shtëpisë së Perëndisë tënd.
Do të të shtie në varr,
se je pa vlerë”».

Aktualisht i përzgjedhur:

Naumi 1: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr