Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Fjalët e urta 1:1-7

Fjalët e urta 1:1-7 AL1

Fjalët e urta të Solomonit, birit të Davidit, mbretit të Izraelit: për të njohur urtinë e rregullin, për të nxënë fjalët e mençura, për të pranuar qortimet e mprehta, drejtësinë, gjykimin e çiltërsinë, për t'u dhënë thjeshtakëve zgjuarsinë, të rinjve njohjen e shestimin. Le të dëgjojë i urti e t'i shtohet dija, ndërsa i kuptueshmi le të marrë udhëzime, për të kuptuar fjalët e urta dhe enigmat, thëniet e të diturve e gjëegjëzat e tyre. Droja e ZOTIT është fillimi i njohjes, por të marrët e përçmojnë dijen e rregullin.