Fjalët e urta të Solomonit. Biri i urtë e gëzon të atin; biri i marrë e trishton të ëmën. Thesaret e mbledhura me prapësi, nuk bëjnë dobi, ndërsa drejtësia çliron nga vdekja. ZOTI s'e lë të drejtin të uritet, por dëshirimet e të prapëve i hedh poshtë. Dora e ngathët e varfëron punëtorin, dora e shkathët e pasuron. Kush mbledh në verë, është bir i urtisë, kush fle në të korra, është bir i turpërisë. Kryet e të mbarit është plot me bekime, por goja e të paudhëve ndryn dhunë. Kujtesa e të drejtit është bekim, por emri i të paudhëve do të shuhet. I urti i pranon urdhërimet, kurse gojëpërdali do të rrënohet. Kush jeton me përsosuri, jeton i sigurt, kush jeton me dredhi, do të zbulohet. Kush shkel syrin, sjell mundim, kurse gojëpërdali do të rrënohet. Goja e të drejtit është burim jete, goja e të paudhëve ndryn dhunë. Urrejtja nxit grindje, por dashuria mbulon çdo shkelje. Në buzët e të mençurit gjendet urtia, i pamendi do shkopin kurrizit. Të urtët grumbullojnë dije, por goja e të marrit afron rrënimin. Kështjella e të kamurit është kamja e tij, rrënimi i skamnorit është skamja e tij. Shpërblimi i të drejtit të çon në jetë, fitimi i të paudhit në mëkat.
Lexo Fjalët e urta 10
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Fjalët e urta 10:1-16
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video