Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 112

112
1Aleluja!
Alef
Lum njeriu që e druan Zotin,
Bet
që gjen kënaqësi të madhe në urdhërimet e tij.
Gimel
2Pasardhësit e tij do të jenë të fortë mbi tokë,
Dalet
breznia e të drejtëve do të bekohet.
He
3Pasuri e begati do të ketë në shtëpinë e tij
Vau
dhe drejtësia e tij do të mbetet përjetë.
Zain
4Për të drejtët lindi drita mes errësirës,
Het
i mëshirshëm, i dhembshur dhe besnik është ai.
Tet
5I mirë është njeriu i mëshirshëm që jep hua,
Jod
që i bën punët e tij me drejtësi.
Kaf
6Ai nuk do të tronditet kurrë,
Lamed
i drejti do të kujtohet përjetë.
Mem
7Lajmit të keq nuk i trembet,
Nun
zemra e tij ka besim të patundur te Zoti.
Samek
8Zemra e tij është e fortë, nuk do të tutet,
Ain
derisa të shohë shkatërrimin e armiqve të tij.
Pe
9Është dorëdhënës, u jep nevojtarëve,
Cade
drejtësia e tij mbetet përjetë,
Kof
ballin e mban lart me nder.
Resh
10Do ta shohë i paudhi e do të pezmatohet,
Sin
do të kërcëllojë dhëmbët e do të venitet,
Tau
Dëshira e të paudhëve do të marrë fund.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 112: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr