Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 123

123
1Këngë shtegtimesh.
Te ti i kam ngritur sytë,
te ti që banon në qiej.
2Ashtu si sytë e shërbëtorëve
shohin nga duart e të zotërve,
ashtu si sytë e shërbëtores
shohin nga duart e zonjës së vet,
ashtu edhe sytë tanë shohin
drejt Zotit, Perëndisë tonë,
derisa të ketë mëshirë për ne.
3Ki mëshirë për ne, o Zot, ki mëshirë për ne,
se na kanë mbuluar përbuzjet.
4Shpirti ynë është mbushur me përqeshjet e kryelartëve
dhe me përbuzjet e mburravecëve.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 123: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr