Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 13

13
1Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2Deri kur do të më harrosh, o Zot?
Deri kur do ta fshehësh fytyrën prej meje?
3Deri kur do të kem ankth në shpirt
e brengë në zemër gjithë ditën?
Deri kur armiku do të ngadhënjejë mbi mua?
4Shikomë e përgjigjmu, o Zot, Perëndia im!
Jepu dritë syve të mi,
që të mos më zërë gjumi i vdekjes,
5që armiku të mos thotë: «Ngadhënjeva mbi të!»
që kundërshtarët të mos gëzojnë po të më merren këmbët.
6Por unë kam besim në mirësinë tënde,
zemra ime u gëzoftë për shpëtimin tënd.
Do t'i këndoj Zotit për të mirat që më dha.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 13: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr