Psalmet 142:3-6
Psalmet 142:3-6 AL1
Para tij do ta nxjerr rënkimin tim, hidhërimin tim para tij do ta rrëfej. Kur më meket shpirti, ti e njeh mirë udhën time. Udhës ku po kaloj, më kanë ngritur kurth. Hedh sytë djathtas e vështroj, nuk ka asnjë të njohur, nuk ka asnjë strehim për mua, askush nuk kujdeset për jetën time. Atëherë të thirra ty, o Zot, e thashë: «Ti je strehimi im, ti je trashëgimia ime në tokën e të gjallëve».


