Psalmet 142:3-6 - Krahaso të Gjitha Versionet
Psalmet 142:3-6 ALBB (Bibla Shqip 1994)
Kur fryma po më dobësohej, ti e dije ecjen time. Ata kanë përgatitur një lak për mua te shtegu që po kaloja. Vështroj në të djathtën time dhe ja: nuk ka njeri që të më njohë; çdo rrugë shpëtimi është e mbyllur; asnjeri nuk kujdeset për jetën time. Unë të këlthas ty, o Zot, dhe të them: "Ti je streha ime, pjesa ime në tokën e të gjallëve. Dëgjo me vëmendje klithmën time, sepse jam katandisur si mos më keq; më çliro nga përndjekësit e mi, sepse janë më të fortë se unë.
Psalmet 142:3-6 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))
Para tij do ta nxjerr rënkimin tim, hidhërimin tim para tij do ta rrëfej. Kur më meket shpirti, ti e njeh mirë udhën time. Udhës ku po kaloj, më kanë ngritur kurth. Hedh sytë djathtas e vështroj, nuk ka asnjë të njohur, nuk ka asnjë strehim për mua, askush nuk kujdeset për jetën time. Atëherë të thirra ty, o ZOT, e thashë: «Ti je strehimi im, ti je trashëgimia ime në tokën e të gjallëve».
Psalmet 142:3-6 PSGEKK1872 (Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872)
Kur m’u zu fryma, atëherë ti ngjofte udhët’ e mia. Pshefnë kurth për mue, mb’ate udhë qi ecëjem. Vështroishiem mbë të diathtë, e shkoishiem, por s’kishte ndonji të më ndifte; mpshtetëja hupi prei meje, edhe s’kishte ndonji të kërkonte shpirtinë t’em. Thirra te ti, o Zot, e thashë: Ti je shpëresa eme, piesa eme ndë dhe të gjallëvet. Mba-i vesh zanit t’em, se u përvuna fort, shpëto-më prei atyne qi më ndiekinë, se janë më të fortë se unë.