Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 48

48
1Këngë. Psalm i bijve të Korahut.
2I madh është Zoti
e fort i lavdërueshëm
në qytetin e Perëndisë tonë,
në malin e tij të shenjtë.
3Lartësi e bukur,
gëzimi i mbarë tokës
është mali i Sionit në skajin verior,
qyteti i mbretit të madh.
4Në fortesat e tij Perëndia u bë i njohur
si streha e pamposhtur.
5Ja, mbretërit janë mbledhur
e bashkë kanë marshuar.
6Por panë e u hutuan,
të tmerruar mbrapsht u kthyen.
7Aty i kapën drithërimat,
dhimbjet si ato të lindjes.
8Me erën e lindjes
anijet e Tarshishit shkatërrove.
9Siç kishim dëgjuar, ashtu po shohim
në qytetin e Zotit të ushtrive,
në qytetin e Perëndisë tonë,
që Perëndia e themeloi për amshim. selah
10Mirësinë tënde përsiatim, o Perëndi,
brenda në tempullin tënd.
11Përlëvdimi yt, o Perëndi, është si emri yt,
arrin deri në skajet e tokës;
e djathta jote është plot drejtësi.
12Le të gëzojë mali i Sionit,
le të ngazëllojnë qytetet e Judës,
falë gjykimeve të tua.
13Ejani përqark Sionit e bjerini përreth,
numërojini të gjitha kullat e tij.
14Soditni muret e tij,
vështroni fortesat e tij,
që brezit të ardhshëm t'ia tregoni,
15se ky është Perëndia, Perëndia ynë në amshim,
ai do të na prijë deri në vdekje.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 48: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr