Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 69:13-18

Psalmet 69:13-18 AL1

Më përgojuan ata që rrinë portave, pijanecët më bënë këngë. Por unë lutjen time ta drejtoj ty, o Zot, në kohën e duhur, në mirësinë tënde të madhe, përgjigjmu, o Perëndi, e më jep shpëtimin tënd të vërtetë. Nxirrmë nga balta, që të mos fundosem, çliromë prej atyre që më urrejnë e prej ujërave të thella. Mos më rrëmbeftë rrjedha e ujërave, thellësia e humnerës mos më përpiftë e gryka e pusit mos u mbylltë mbi mua. Përgjigjmu, o Zot, se e mirë është besnikëria jote, kthehu drejt meje, sipas dhembshurisë sate të madhe. Mos e fshih fytyrën tënde prej shërbëtorit tënd, përgjigjmu sa më shpejt, se jam ngushtë.