Romakëve 11
11
Izraeli nuk është hedhur poshtë
1Prandaj pyes: mos vallë Perëndia e ka hedhur poshtë popullin e vet? Larg qoftë! Unë vetë jam izraelit, nga pasardhësit e Abrahamit, prej fisit të Benjaminit. 2Perëndia nuk e ka hedhur poshtë popullin e vet, të cilin e zgjodhi që më parë. Apo nuk e dini çfarë thotë Shkrimi për Elinë? Ai iu drejtua Perëndisë kundër Izraelit e i tha: 3«O Zot, ata vranë profetët e tu dhe rrënuan altarët e tu. Vetëm unë kam mbetur, ata kërkojnë jetën time».
4Por si u përgjigj Perëndia? «Kam ruajtur për vete shtatë mijë burra që nuk i kanë rënë në gjunjë Baalit». 5Kështu, edhe në kohën e tanishme ka mbetur një numër izraelitësh që Perëndia i ka zgjedhur me hirin e tij. 6Perëndia i zgjodhi ata me anë të hirit të tij dhe jo me anë të veprave të tyre, përndryshe hiri nuk do të ishte më hir#11.6 dorëshk. të tjera edhe: përndryshe vepra nuk do të ishte më vepër.
7E çfarë ndodhi? Izraeli nuk e mori atë që kërkoi, por e morën vetëm ata që zgjodhi Perëndia, ndërsa të tjerët u ngurtësuan, 8sikurse është shkruar:
Perëndia u dha atyre
një shpirt plogështie,
sy për të mos parë
e veshë për të mos dëgjuar
deri në ditët e sotme.
9Dhe Davidi thotë:
tryeza e tyre
u bëftë kurth e lak,
pengesë për rrëzimin
e ndëshkimin e tyre!
10 Sytë e tyre
u errësofshin për të mos parë
e kurrizi i tyre
u kërrustë gjithmonë!
Shpëtimi i kombeve
11Prandaj pyes: mos vallë izraelitët u penguan për t'u rrënuar? Larg qoftë! Por përmes rënies së tyre u erdhi shpëtimi kombeve që ata të kishin zili. 12Nëse mangësia e tyre u bë pasuri për botën dhe dështimi i tyre pasuri për kombet, sa më e madhe do të jetë plotësia e tyre!
13Tani po ju flas juve, kombeve, sepse unë jam me të vërtetë apostull i kombeve. Unë po e lavdëroj shërbesën time 14për të nxitur disi zilinë e popullit tim dhe për të shpëtuar disa prej tyre. 15Nëse hedhja e tyre poshtë solli pajtimin e botës me Perëndinë, a nuk do të jetë pranimi i tyre nga Perëndia si kthim nga vdekja në jetë? 16Nëse mielli është i shenjtë, edhe brumi është i shenjtë, nëse rrënjët janë të shenjta, edhe degët janë të shenjta.
17Disa nga degët u prenë dhe në vend të tyre u shartove ti që je filiz ulliri të egër dhe kështu ushqehesh nga të mirat e rrënjës së ullirit. 18Prandaj mos u mburr kundër degëve. Nëse mburresh, mos harro se nuk je ti që mban rrënjën, por është rrënja që të mban ty.
19Por ti do të thuash: «Degët u prenë që të shartohesha unë». 20Mirë e the. Degët u prenë për shkak se nuk besuan, ndërsa ti qëndron, sepse ke besuar. Mos u mburr, por druaju. 21Nëse Perëndia nuk kurseu degët natyrore, ai nuk do të të kursejë as ty që u shartove.
22Shih sesi e tregon Perëndia mirësinë dhe ashpërsinë e tij: ai është i ashpër me ata që ranë, por është i mirë me ty, nëse do të qëndrosh në mirësinë e tij. Përndryshe do të pritesh edhe ti.
23Ndërsa ata, nëse nuk vazhdojnë në mosbesim, do të shartohen, sepse Perëndia ka fuqinë për t'i shartuar përsëri. 24Nëse ti je prerë prej një ulliri të egër nga natyra dhe përkundër natyrës u shartove në një ulli të butë, aq më tepër degët e ullirit të butë do të shartohen në trungun e vet!
Kthimi i Izraelit te Perëndia
25O vëllezër, që të mos mbaheni për të mençur, dua t'ju bëj të njohur këtë shestim të fshehtë të Perëndisë: një pjesë e Izraelit do të vazhdojë në kokëfortësinë e vet, derisa të gjitha kombet e tjera të hyjnë në shpëtimin e Perëndisë. 26Dhe kështu i gjithë Izraeli do të shpëtohet, sikurse është shkruar:
çlirimtari do të vijë
nga Sioni;
dhe do ta zhdukë mosbesimin
nga Jakobi.
27 Kjo është besëlidhja ime me ta,
kur t'i fshij mëkatet e tyre.
28Meqenëse ata e kundërshtuan ungjillin, u bënë armiq të Perëndisë dhe kjo për të mirën tuaj, ndërsa, duke u zgjedhur nga Perëndia, janë të dashur për shkak të etërve. 29Thirrja dhe dhuratat e Perëndisë janë të pakthyeshme.
30Ju dikur nuk i bindeshit Perëndisë, por tani keni marrë mëshirë për shkak të mosbindjes së tyre. 31Po ashtu edhe këta tani nuk i binden Perëndisë, që për shkak të mëshirës që u tregua për ju, të gjejnë edhe ata mëshirë. 32Perëndia i kyçi të gjithë në mosbindje, që të tregonte mëshirë për të gjithë.
33O thellësi e pasurisë, e urtisë dhe e njohjes së Perëndisë! Sa të padepërtueshme janë gjykimet e tij dhe sa të pagjurmueshme janë udhët e tij!
34 Po kush e njohu mendjen e Zotit?
Apo kush u bë këshilltar i tij?
35 Kush i ka dhënë ndonjëherë
ndonjë gjë Perëndisë,
që të kërkojë shpërblim prej tij?
36Sepse prej tij, përmes tij e për të janë të gjitha gjërat. Atij i qoftë lavdia në amshim! Amen!
Aktualisht i përzgjedhur:
Romakëve 11: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020

: