Romakëve 12
12
1Prandaj, o vëllezër, po ju bëj thirrje që për hir të dhembshurisë së Perëndisë ta paraqitni veten si fli të gjallë, të shenjtë e të pëlqyeshme për Perëndinë. Ky është adhurimi i duhur. 2Mos u pajtoni me frymën e kësaj bote, por ndryshohuni duke përtërirë mendjen, që të dalloni se cili është vullneti i mirë, i pëlqyeshëm dhe i përsosur i Perëndisë.
3Përmes hirit që më është dhënë po i them çdonjërit prej jush të mos e mbajë veten më të madh se ç'duhet, por të mendojë ashtu siç duhet, secili sipas masës së besimit që i ka dhënë Perëndia. 4Sikurse një trup ka shumë gjymtyrë, por jo të gjitha gjymtyrët kanë të njëjtën detyrë, 5ashtu edhe ne, që jemi shumë, jemi një trup i vetëm të bashkuar me Krishtin, secili gjymtyrë e tjetrit.
6Ne kemi dhunti të ndryshme sipas hirit që na është dhënë. Kush ka dhuratën e profecisë, të profetizojë sipas masës së besimit; 7kush ka dhuntinë e shërbimit, të shërbejë; kush ka dhuntinë për të mësuar të tjerët, t'i mësojë; 8kush ka dhuntinë për të këshilluar, të këshillojë; kush ndan të mirat e tij me të tjerët, ta bëjë me thjeshtësi; kush drejton, ta bëjë me zell; kush bën vepra bamirësie, t'i bëjë me gëzim.
Rregulla të jetës së krishterë
9Dashuria të jetë pa shtirje. Urreni të keqen, kapuni pas së mirës. 10Duajeni njëri-tjetrin si vëllezër. Nderojeni tjetrin më shumë se veten. 11Mos t'ju mungojë zelli, por me zjarr në shpirt t'i shërbeni Zotit. 12Ngazëlloni në shpresë, duroni në vuajtje, këmbëngulni në lutje. 13Jepni për nevojat e të shenjtëve, jini mikpritës.
14Bekoni ata që ju përndjekin, bekoni e mos mallkoni. 15Gëzoni me ata që gëzojnë, vajtoni me ata që vajtojnë. 16Jini në një mendje me njëri-tjetrin; mos jini mendjemëdhenj, por përfillni të përulurit. Mos e mbani veten për të mençur. 17Mos ia ktheni askujt të keqen me të keqe. Kujdesuni të bëni të mirën në sytë e të gjithë njerëzve. 18Nëse është e mundur, për aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me të gjithë njerëzit.
19Fort të dashur! Mos kërkoni shpagim, por lërini vend zemërimit të Perëndisë. Sepse është shkruar:
shpagimi më përket mua
dhe unë jam ai
që do të marrë shpagim, thotë Zoti.
20 Por, nëse armiku yt ka uri,
jepi të hajë;
nëse ka etje,
jepi të pijë.
Duke bërë kështu
do të grumbullosh thëngjij të ndezur
mbi kokën e tij.
21Mos u mposhtni nga e keqja, por mposhteni të keqen me të mirën.
Aktualisht i përzgjedhur:
Romakëve 12: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020

: