Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Siraku 37

37
Këshilla
1Çdo mik thotë: «Edhe unë të kam mik».
Por ndonjë mik është mik veç për emër.
2A s'është dhimbje vdekjeprurëse
kur një shok a një mik kthehet në armik?
3O shpikje e ligë, ku more trajtë
për të mbuluar dheun me mashtrim?
4Shoku gëzohet me mikun që ngazëllen,
por i del kundër në pikëllim.
5Shoku e ndihmon mikun për hir të barkut,
por, ballë luftës, ngre shqytin.
6Mos e harro mikun brenda shpirtit tënd,
mos e harro kur të gëzosh mirëqenie.
7Çdo këshilltar e ngre lart këshillën e vet,
por ka nga ata që këshillojnë për vete.
8Ruhu nga këshilltari,
e gjej më parë ç'i duhet,
se mos të këshillon për vete,
se mos hedh shortin te ti
9e thotë: «Udha duket e mbarë»,
pastaj rri mënjanë e shikon çfarë ndodh.
10Mos u këshillo me sydyshuesin
e atyre që të lakmojnë fshihjua synimet.
11Mos u këshillo me një grua për shemrën e saj,
as me frikacakun për luftë,
as me tregtarin për këmbime,
as me blerësin për një shitje,
as me bukëshkalin për mirënjohje,
as me të pamëshirshmin për mirësi,
as me përtacin për punë,
as me mëditësin për fundin e punës,
as me shërbëtorin përtac për punë të rënda,
mos u mbështet tek ata për asnjë këshillë.
12Por rri me njeriun besimtar,
që e di se zbaton urdhërimet,
që është në një mendje me ty
e vuan me ty, po të rrëzohesh.
13Ndiq këshillën e zemrës sate,
se s'ka më besnike se ajo.
14Shpirti e paralajmëron vetë njeriun nganjëherë,
më mirë se shtatë roja në majë të një kulle.
15Por, mbi të gjitha, lutju të Tejlartit,
të ta drejtojë udhën tënde tek e vërteta.
16Themeli i çdo veprimi është mendimi,
para çdo vepre vjen këshilla.
17Ndryshimet lënë gjurmë në zemër,
ajo nxjerr katër rrema:
18të mirën e të keqen, jetën e vdekjen,
por gjuha i sundon përherë të gjitha.
19Dikush është i aftë të mësojë shumë të tjerë,
por s'i duhet gjë vetes.
20Kush luan me fjalë është i urryer,
ai përlan çdo ushqim,
21se Zoti nuk i ka dhënë hir
dhe i mungon urtia fare.
22Ndonjë është i urtë për vete
ushqehet me frytet e zgjuarsisë së vet
që janë të besueshme.
23Njeriu i urtë e mëson popullin e vet,
frytet e zgjuarsisë së tij janë të besueshme.
24Njeriu i urtë mbushet me bekime
dhe e përgëzojnë të gjithë sa e shohin.
25Jeta e njeriut i ka ditët të numëruara,
por ditët e Izraelit s'kanë numër.
26I urti mes popullit të vet trashëgon besim,
emri i tij jeton përgjithmonë.
27Bir, sprovoje shpirtin sa të jesh gjallë,
shiko çfarë i bën keq e mos ia jep.
28Jo gjithçka është e volitshme për këdo
e jo të gjithëve u pëlqen gjithçka.
29Mos u bëj i pangopur me gosti
e mos u lësho në ushqime të shijshme.
30Ushqimi i tepërt shkakton sëmundje,
dhe grykësia përfundon në neveri.
31Shumë kanë vdekur nga grykësia,
por, kush ruhet, zgjat jetën.

Aktualisht i përzgjedhur:

Siraku 37: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr