Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Urtia 9

9
Lutja e Solomonit
1«Perëndi i etërve e Zot i mëshirës,
që i ke bërë të gjitha me fjalën tënde,
2me urtinë tënde i dhe trajtë njeriut,
të zotërojë mbi të gjitha krijesat e tua,
3ta drejtojë botën me shenjtëri e drejtësi
dhe me shpirt të drejtë të japë gjykim:
4jepma urtinë që pranë froneve të tua rri
e mos ma moho vendin mes bijve të tu.
5Ja, shërbëtori yt jam e bir i shërbëtores sate,
njeri i dobët e jetëshkurtër,
i vogël përpara urtisë së gjykimit tënd
dhe përpara ligjeve të tua.
6Edhe po të ketë ndonjë të përkryer mes njerëzve,
asgjë nuk vlen, në i mungoftë urtia jote.
7Ti më zgjodhe mbret të popullit tënd,
gjykatës të bijve e bijave të tua.
8Më kërkove të ndërtoj një tempull në malin tënd të shenjtë
dhe, në qytetin ku banon, të ndërtoja një altar,
të ngjashëm me tendën e shenjtë, që e përgatite prej fillimit.
9Pranë teje është urtia që i njeh veprat e tua
dhe ishte aty kur ti krijove botën.
Ajo e di se ç'është e pëlqyer në sytë e tu
dhe ç'është e drejtë sipas porosive të tua.
10Dërgoje urtinë nga qiejt e shenjtë
e nga fronet e lavdisë dërgoje.
Të vijë të më ndihmojë
e unë të mësoj çfarë të pëlqen ty.
11Urtia di e kupton gjithçka,
do të më udhëzojë në veprat e mia me maturi,
me lavdinë e saj do të më ruajë.
12Atëherë veprat e mia do të jenë të pranueshme,
me drejtësi do ta gjykoj popullin tënd
e do të jem i denjë për fronin e atit tim.
13Kush është ai njeri që e njeh mendimin e Perëndisë?
Kush e di çfarë do Zoti?
14Mendimet e vdekatarëve janë pa vlerë,
shestimet tona të paqëndrueshme.
15Trupi që prishet e rëndon shpirtin,
kjo tendë tokësore
e ndrydh mendjen brengëmadhe.
16Me vështirësi i hamendësojmë gjërat tokësore,
me mund i kuptojmë rrethanat;
kush i gjurmon punët qiellore?
17Kush i di shestimet e tua, o Zot,
po të mos ia japësh ti urtinë,
po të mos dërgoje që lart Shpirtin tënd të Shenjtë?
18Kështu u ndreq sjellja e tokësorëve,
njerëzit mësuan çka të pëlqen ty,
nëpërmjet urtisë u shpëtuan».

Aktualisht i përzgjedhur:

Urtia 9: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr