Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Kolosianëve 4

4
1Zotërinj, bëni ç'është e drejtë dhe arsyeshme ndaj shërbëtorëve, duke ditur se edhe ju keni një Zotëri në qiejt.
2Ngulmoni në të lutur, duke ndenjur zgjuar në të me falënderim.
3Dhe duke u lutur në të njëjtën kohë edhe për ne, që Perëndia të hapë edhe për ne derën e fjalës, për të shpallur misterin e Krishtit, për shkakun e të cili jam edhe i burgosur,
4në mënyrë që ta bëj të njohur, duke e folur siç duhet.
5Ecni me urti ndaj të jashtmëve duke shfrytëzuar kohën.
6Të folurit tuaj të jetë gjithnjë me hir, i ndrequr me kripë, që të dini si duhet t'i përgjigjeni gjithsecilit.
7Tikiku, vëllai i dashur, dhe shërbenjës besnik, dhe shoku im i shërbimit në Zotin, do t'jua tregojë gjithçka lidhur me mua;
8unë e dërgova te ju pikërisht për këtë arsye, që të njoh situatën tuaj dhe të ngushëllojë zemrat tuaja,
9bashkë me Onesimin, vëlla besnik dhe i dashur, që është nga tuajt; ata do t'ju tregojnë juve të gjitha gjërat e këtushme.
10Aristarku, i burgosur me mua, ju përshëndet bashkë me Markun, kushëririn e Barnabas (për të cilin keni marrë mësimin, po të vijë te ju, ta mirëprisni),
11dhe Jezusi, i quajtur Just, të cilët vijnë nga rrethprerja; këta janë të vetmit bashkëpunëtorë në veprën e mbretërisë së Perëndisë, të cilët qenë për mua ngushëllim.
12Epafrai, që është nga tuajt dhe shërbëtor i Krishtit, ju përshëndet; ai lufton gjithnjë për ju në lutje, që ju të qëndroni të përsosur dhe të përkryer në gjithë vullnetin e Perëndisë.
13Në fakt unë dëshmoj për të se ai ka zell të madh për ju, për ata që janë në Laodice dhe për ata që janë në Hierapolis.
14Luka, mjeku i dashur, dhe Dema ju përshëndesin.
15U bëni të fala vëllezërve që janë në Laodice, Ninfait dhe kishës që është në shtëpinë e tij.
16Dhe, mbasi të jetë lexuar kjo letër ndër ju, bëni që të lexohet edhe në kishën e Laodices; dhe ju gjithashtu lexoni atë të Laodices.
17Dhe i thoni Arkipit: ''Ki kujdes shërbesën që more në Zotin, që ta plotësosh''.
18Përshëndetja është shkruar me dorën time, nga unë, Pali. Kujtoni prangat e mia. Hiri qoftë me ju. Amen.

Aktualisht i përzgjedhur:

Kolosianëve 4: ALBB

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr