Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Fjalët e urta 31

31
1Fjalë të mbretit Lemuel, mesazhi profetik me të cilin e mësoi e ëma.
2Çfarë të të them, biri im? Çfarë të të them, biri i barkut tim? Çfarë të të them, bir i zotimeve të mia?
3Mos ua jep forcën tënde grave as jetën tënde asaj që shkatërron mbretërit.
4Nuk u shkon mbretërve, o Lemuel, nuk u shkon mbretërve të pinë verë as princave të dëshirojnë pije dehëse,
5sepse duke pirë të mos harrojnë ligjin dhe të mos shtrembërojnë të drejtën e të pikëlluarve.
6Jepini pije dehëse atij që është duke vdekur dhe verë atij që e ka zemrën të hidhëruar.
7Le të pijë për të harruar varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij.
8Hape gojën tënde në favor të memecit, në mbrojtje të të gjithë atyre që janë lënë pas dore.
9Hape gojën tënde, gjyko me drejtësi dhe mbro çështjen e të mjerit dhe të nevojtarit.
10Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.
11Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime.
12Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj.
13Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.
14Ajo u përngjan anijeve të tregtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.
15Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhrat e nevojshme shërbëtoreve të saj.
16Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.
17Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.
18E kupton që tregtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.
19Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbët e saj zënë boshtin.
20I shtrin dorën të varfrit dhe i jep dorën nevojtarit.
21Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë.
22Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta.
23Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit.
24Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët.
25Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë.
26Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë.
27Ajo mbikëqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë.
28Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin fatlume; edhe burri i saj e lëvdon duke thënë:
29"Shumë bija kanë bërë gjëra të mëdha, por ti i kalon të gjitha ato".
30Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.
31I jepni frytin e duarve të saj, dhe vet veprat e saj le ta lëvdojnë te portat.

Aktualisht i përzgjedhur:

Fjalët e urta 31: ALBB

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr