Psalmet 14
14
1I pamendi ka thënë në zemër të tij: "Nuk ka Perëndi". Janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme; nuk ka asnjë që të bëjë të mirën.
2Zoti shikon nga qielli bijtë e njerëzve për të parë në se ndonjëri prej tyre ka arsye dhe kërkon Perëndinë.
3Të gjithë kanë devijuar, janë korruptuar; asnjeri nuk bën të mirën, as edhe një.
4Nuk kanë fare arsye të gjithë ata që kryejnë paudhësi, që hanë popullin tim si të hanin bukë dhe nuk kërkojnë ndihmën e Zotit?
5Atje do t'i zërë një frikë e madhe, sepse Perëndia është me njerëzit e drejtë.
6Ju kërkoni të prishni planet e të mjerit, sepse Zoti është streha e tij.
7Oh! Le të vijë, pra, nga Sioni shpëtimi i Izraelit! Kur Zoti do ta kthejë popullin e tij nga robëria, Jakobi do të ngazëllojë, Izraeli do të gëzohet.
Aktualisht i përzgjedhur:
Psalmet 14: ALBB
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr