Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 24

24
1Zotit i përket toka dhe të gjitha gjërat që janë mbi të, bota dhe banorët e saj.
2Sepse ai e ka themeluar mbi detet dhe e ka vendosur mbi lumenjtë.
3Kush do t'i ngjitet malit të Zotit? Kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë?
4Njeriu i pafajshëm nga duart dhe i pastër nga zemra, që nuk e ngre shpirtin për t'u dukur dhe nuk betohet në mënyrë të rreme.
5Ai do të marrë bekimet e Zotit dhe drejtësinë nga Perëndia e shpëtimit të tij.
6I tillë është brezi i atyre që e kërkojnë, që kërkojnë fytyrën tënde, o Perëndi e Jakobit. (Sela)
7O ju porta, çoni kokat tuaja; dhe ju, porta të përjetshme, hapuni krejt dhe Mbreti i lavdisë do të hyjë.
8Kush është ky Mbret i lavdisë? Është Zoti i fortë dhe i fuqishëm, Zoti i fortë në betejë.
9O porta, çoni kokat tuaja; hapuni krejt, o porta të përjetshme, dhe Mbreti i lavdisë do të hyjë.
10Kush është ky Mbret i lavdisë? Është Zoti i ushtrive; ai është Mbreti i lavdisë. (Sela)

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 24: ALBB

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr