Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 47

47
1Duartrokisni, o popuj; kremtojeni Perëndinë me britma triumfi.
2Sepse Zoti, Shumë i Larti, është i tmerrshëm, një mbret i madh mbi gjithë dheun.
3Ai do të na nënshtrojë popujt dhe kombet do t'i vërë nën këmbët tona.
4Ai do të zgjedhë për ne trashëgiminë tonë, lavdinë e Jakobit që ai e do. (Sela)
5Perëndia është ngritur në mes brohoritjesh gëzimi, Zoti me tingujt e borive.
6Këndojini lavde Perëndisë tonë, këndojini lavde! Këndojini lavde mbretit tonë, këndojini lavde!
7Sepse Perëndia është mbreti i gjithë dheut, këndojini lavde me zotësi.
8Perëndia mbretëron mbi kombet; Perëndia ulet mbi fronin e tij të shenjtë.
9Princat e popujve, populli i Perëndisë të Abrahamit, janë mbledhur bashkë; sepse Perëndisë i përkasin mburojat e tokës; atë e lëvdojnë me të madhe.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 47: ALBB

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr