Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 9

9
1Unë do të të kremtoj, o Zot, me gjithë zemër, do të tregoj tërë mrekullitë e tua.
2Unë do të gëzohem dhe do të kënaqem me ty; do t'i këndoj lëvdime në emrin tënd, o Shumë i Larti.
3Sepse armiqtë e mi tërhiqen, bien dhe vdesin para teje.
4Ti në fakt ke përkrahur ndershmërinë time dhe çështjen time; je ulur mbi fronin si një gjyqtar i drejtë.
5Ke qortuar kombet, ke shkatërruar të pabesin, ke fshirë emrat e tyre përgjithnjë.
6Armiku është zhdukur, i kapur nga një pikëllim i përjetshëm! Dhe qyteteve që ti ke shkatërruar i është zhdukur edhe kujtimi.
7Por Zoti mbetet përjetë; ai ka vendosur fronin e tij për të gjykuar.
8Ai do ta gjykojë botën me drejtësi, do t'i gjykojë popujt me paanësi.
9Zoti do të jetë strehim i papushtueshëm për të shtypurin, një strehim i papushtueshëm në kohë ngushtice.
10Dhe ata që e njohin emrin tënd do të kenë besim te ti, sepse ti, o Zot, nuk i braktis ata që të kërkojnë.
11Këndojini lavde Zotit që banon në Sion; u njoftoni popujve veprat e tij.
12Sepse ai që kërkon arsyen e gjakut i mban mend ata; ai nuk e harron britmën e të pikëlluarve.
13Ki mëshirë për mua, o Zot, ti që më ke ngritur nga portat e vdekjes, shiko pikëllimin që më shkaktojnë ata që më urrejnë,
14me qëllim që unë të kem mundësi të tregoj të gjitha lavdet e tua dhe në portat e bijës së Sionit të mund të kremtoj për çlirimin tënd.
15Kombet janë zhytur në gropën që kishin hapur; këmba e tyre është kapur në rrjetën që kishin fshehur.
16Zoti u bë i njohur me anë të gjykimit që ka dhënë; i pabesi u kap në lakun e veprës së duarve të tij. (Interlud. Sela)
17Të pabesët do të zbresin në Sheol; po, të gjitha kombet që harrojnë Perëndinë.
18Sepse nevojtari nuk do të harrohet përjetë; shpresa e të shtypurve nuk do të zhduket përjetë.
19Çohu, o Zot, mos lejo që vdekatari të ketë epërsi; kombet të gjykohen para teje.
20O Zot, kallu frikën; bëj që kombet të pranojnë se janë vetëm vdekatarë. (Sela)

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 9: ALBB

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr