Psalmet 103:10-12
Psalmet 103:10-12 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Nukë na e bani mbas pa-udhënivet t’ona, as na e shpagoi mbas fajevet t’anë. Se sa i naltë ashtë qielli prei dheut, kaqi i math ashtë përdëllim’ i ati mb’ata qi e kanë frikë. Sa dan të lemit’ e diellit prei të perënduemit, kaqi largoi prei nesh paudhënitë t’ona.
Psalmet 103:10-12 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Nuk na trajton sipas mëkateve tona, as na shpaguan sipas paudhësive tona. Sa lart është qielli nga toka, aq e madhe është mirësia e tij për ata që e druajnë. Sa larg është lindja nga perëndimi, aq i largon prej nesh paudhësitë tona.
Psalmet 103:10-12 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ai nuk na trajton siç e meritojnë mëkatet tona dhe nuk na dënon në bazë të fajeve tona. Sepse sa të lartë janë qiejt mbi tokën, aq e madhe është mirësia e tij ndaj atyre që kanë frikë prej tij. Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga ne fajet tona.