Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

SeksiShembull

Sex

DITA 1 NGA 7

Pornografia dhe mundësia për lakmi është kudo. Njëzet vjet më parë duhej të bëje përpjekje të mëdha për të penguar pornografinë. Tani ajo mund të hapet me klikimin e një mauzi apo përmes pultit të televizorit. Është shumë e lehtë të biesh në kurthin e masturbimit, lakmisë dhe papastërtisë seksuale. A ka Bibla ndonjë gjë për të thënë rreth këtyre temave? Cilat janë mendimet e Perëndisë për mënyrën se si duhet ta trajtojmë njëri-tjetrin? Bibla nuk flet shumë rreth masturbimit, por ajo jep disa parime të qarta rreth lakmisë dhe pastërtisë seksuale. Nëse vendosni të bëni një ndryshim në këtë fushë, gjëja më emirë që mund të bëni është t'ia tregoni dikujt këto vështirësi. Kjo e bën mposhtjen e tyre shumë më të lehtë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Sex

Seksi është kudo. Dhe shumë kollaj mund të biem në kurthin e masturbimit, lakmisë dhe papastërtisë seksuale. Perndia pret nga ne të qëndrojmë të pastër, të mbështetemi në Frymën e Tij dhe të zhvillojmë vetëkontroll. Ky plan shtatë ditësh mund t'ju futë në një rrugë të pastërtisë dhe jetës sipas standardeve që Perëndia ka caktuar para nesh. Gjeni dikë të cilit i besoni dhe lexojini bashkë këto pjesë, sepse përgjegjësia është vendimtare kur bëhet fjalë për ndershmërinë seksuale.

More

We would like to thank Life.Church for providing this plan. For more information, please visit: www.life.church