Vepra të PendimitShembull

Pendimi çon në falje. Ne pendohemi dhe Perëndia fal. Pendimi dhe falja nuk janë koncepte të vështira. Pendimi është veprimi ynë dhe falja është reagimi i Perëndisë ndaj nesh për shkak të dashurisë së Tij të përsosur për ne. Ndërsa ky proces është i thjeshtë, fuqia e faljes së Perëndisë është e pakuptueshme. Falja e Perëndisë largon çdo errësirë në jetën tonë dhe na çon në dritë pavarësisht se çfarë mëkatesh kemi kryer. Falja e Perëndisë mbulon ÇDO mëkat duke përfshirë ato të tuat. Si e ka ndryshuar dhe ndikuar jetën tënde fuqia shpenguese e faljes së Perëndisë?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Pendimi është një nga veprimet kyç që të gjithë ne ndërmarrim për të njohur Krishtin si Shpëtimtarin tonë personal. Pendimi është veprimi ynë dhe falja është veprimi i Perëndisë ndaj nesh nga dashuria e Tij e përsosur për ne. Gjatë këtij plani leximi 5-ditor do të merrni një lexim të përditshëm nga Bibla dhe një lexim devocional të shkurtër që synojnë t'ju ndihmojnë të kuptoni më mirë rëndësinë e pendimit në ecjen me Krishtin.
More
We would like to thank LifeChurch.tv for providing this plan. For more information, please visit: www.lifechurch.tv