Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Premtime Për Çdo DitëShembull

Premtime Për Çdo Ditë

DITA 10 NGA 14

 

Një Jetë e Qëndrueshme

Ai më çon në kullota me bar të njomë, më drejton pranë ujërave që të çlodhin.” – Psalmi 23:2 

A po jeton një jetë të qëndrueshme? Ndoshta e ke gjetur veten duke thënë: “Nuk mundem më. Nuk mund të vazhdoj kështu përgjithmonë”. Kur bën komente të tilla, në të vërtetë je duke thënë: “E di që kam kufij dhe i kam arritur, por do ta anashkaloj këtë dhe do të shikoj sa shumë mund të vazhdoj”. 

Kur e mundojmë veten shumë, trupi na jep paralajmërime, si ndonjë dhimbje aty apo këtu. Por ne mendojmë: “do të jem mirë” dhe i anashkalojmë këto sinjale, derisa e kuptojmë se është shumë vonë. 

Nuk jam krenare për këtë, por gjatë njëzetë viteve të para të shërbesës sime, shumë herë ndihesha shumë keq fizikisht. Shkoja te doktorët dhe provoja gjithë llojet e ilaçeve dhe vitaminave. Doktorët u përpoqën të më thonin se po e mundoja veten shumë, por unë nuk ua vija veshin fjalëve të tyre. Vazhdova të mundoja veten me udhëtime, angazhime për fjalime, takime dhe kështu me radhë. Isha duke e rraskapitur veten. 

Më në fund, kuptova që nuk mund të anashkalojmë drejtimin e Zotit për të pushuar dhe të mos paguajmë çmimin, nëse nuk bindemi. Kështu bëra disa ndryshime dhe tani ndihem më mirë se asnjëherë. 

Nëse po jeton një jetë të paqëndrueshme, mos rri pa bërë ndryshimet e nevojshme. Mos prit, derisa të ndodhë diçka si çrregullim nervash apo probleme me zemrën. Bëji ndryshimet tani për të jetuar jetën që Zoti dëshiron për ty. 

Kur jeton sipas mënyrës së Perëndisë, të garantoj se do të zbulosh një nivel të ri paqeje ngazëllyese në jetën tënde. 

Lutje:

Zot, më trego fushat e paqëndrueshme të jetës time. Unë të nënshtrohem Ty. Më drejto në pushimin dhe paqen Tënde sot, që unë të mund të shijoj jetën dhe të të shërbej Ty për gjithë vitet që do të vijnë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 9Dita 11

Rreth këtij plani

Premtime Për Çdo Ditë

Nise ditën tënde me një mësim praktik biblik nga Joyce Meyer. Ky devocion i përditshëm do të të japë shpresë, ndihmë, do të rifreskojë mendjen dhe do të zbulosh që mund të jetosh me qëllim dhe pasion çdo ditë!

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Ministritë Joyce Meyer për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/