Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Premtime Për Çdo DitëShembull

Premtime Për Çdo Ditë

DITA 3 NGA 14

 

Oh Po, Ti Mundesh!

"Sepse asnjë tundim (asnjë gjykim nuk vlerësohet si joshës për mëkatin), [pavarësisht si vjen apo ku të drejton] nuk ju ka gjetur juve, përveç se tundimi njerëzor…" - 1 Korintasve 10:13 

Ne të gjithë përballemi me tundimin – është pjesë e pashmangshme e jetës. Pyetja nuk qëndron në faktin se a do të tundohemi ne? Pyetja qëndron në këtë: Kur të tundohemi, a do të jemi gati? 

Dua vërtet ta kuptosh këtë: Ti mund ta mposhtësh tundimin. Ndalo së thëni, “Xhojs, unë thjesht nuk mendoj se mundem”. Largo nga fjalori yt shprehjen “nuk mundem”. 

Ke të drejtë, me anë të fuqisë dhe aftësisë tënde, nuk mundesh. Por kur vendos Fjalën e Perëndisë në zemrën tënde, kur mbështetesh në fuqinë e Tij dhe u beson premtimeve të Tij, nuk ka tundim që nuk mund të mposhtësh. 

Përgjatë viteve, kam mësuar pesë gjëra që ndihmojnë në mposhtjen e tundimit. Së pari, duhet urtësi. Duhet të mëndojmë për zgjedhjet që bëjmë dhe pasojat që sjellin ato. Urtësia shikon përpara. 

Së dyti, duhet të besojmë që mund t’i rezistojmë tundimit. Dënimi, faji dhe turpi aktivizohen në moment dhe nëse i ndalon në kohë, e humbasin fuqinë. Kur marrin vrull, është e vështirë t’i ndalosh. Së treti, përballjen me tundimin konsideroje si jetë normale. Nëse po pret për një zënkë, ti gjithmonë do jesh gati. Së katërti, shmang pikat e dobëta. Mos e vendos veten në situata ku mund të rrëzohesh lehtë. Mos shko nëpër dyqane, nëse e ke të vështirë të menaxhosh paratë dhe nuk mund të përballosh blerjet! 

Së fundmi, mos i jep shumë pikë vetes. Nuk marrim diplomë nga të qënit të tunduar. Është kaq e thjeshtë të mendosh që je pjekur përmes pengesave dhe kur kjo ndodh, e bën veten një objektiv të lehtë. 

Perëndia do që t’i besosh Atij për të marrë fitore në çdo fushë të jetës tënde. Me anë të hirit të Tij…ti mundesh! 

Lutje: 

Perëndi, unë e kuptoj që tundimi është pjesë e jetës. Më ndihmo të mos bie në grackë ose të befasohem kur të vijë. Faleminderit për urtësinë dhe hirin që më jep për të mposhtur çdo tundim dhe për të jetuar në fitoren Tënde. 

Shkrimet e Shenjta

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Premtime Për Çdo Ditë

Nise ditën tënde me një mësim praktik biblik nga Joyce Meyer. Ky devocion i përditshëm do të të japë shpresë, ndihmë, do të rifreskojë mendjen dhe do të zbulosh që mund të jetosh me qëllim dhe pasion çdo ditë!

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Ministritë Joyce Meyer për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/